Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kukësi-Flamurtari, Vlonjatët e mbyllin në fitore pjesën e parë

Kukësi dhe Flamurtari luajnë mes tyre, ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Kategorinë Superiore.

Në “Elbasan Arena”, verilindorët e Gjokës provojnë të mbajnë ritmin deri në fund, pasi matematika ia lejon të shpresojë për titullin kampion. Nga ana tjetër, Flamurtari vjen pas dy fitoreve radhazi dhe 3 pikëshit në tavolinë me Kamzën, dhe teksa gjendet në vendin e tretë, kërkon një tjetër rezultat pozitiv për të qëndruar pranë vendeve të Europës.

LIVE| Kukësi-Flamurtari 0-1

GOL : / Sukaj 39′

KOMENTI LIVE

Mbyllet pjesa e parë. Kukësi-Flamurtari 0-1

46’ Shqetësim në muskujt e kofshës së djathtë për Koliçin. Portieri i Flamurtarit doli nga zona për të mbyllur një top drejt të cilit shkonte Shkurtaj, por teksa e largoi jashtë vijave, ndjeu dhimbje në këmbë. Mbetet të shihet nëse do ia dalë për pjesën e dytë.

45’ 1 minutë shtesë.

45’ Ribaj avancon nga krahu i djathtë, kroson në zonë tek Kale, ky i fundit ul në mesin e zonës, por nuk gjendet askush aty për të përfituar.

44’ Rroca hedh një top të gjatë për Rexhinaldon, por del Koliçi, i cili ka marrë edhe një goditje nga Rexhinaldo me këmbë.

39’ GOOOOOOL FLAMURTARI 0-1/ Vlonjatët ndëshkojnë atëherë kur nuk pritej. Kotobelli nga e majta, krosim i lartë për Sukajn, dhe lëviz bukur ndaj Cuculit, e shmang dhe shënon përballë Frashërit.

31’ Shkurtaj përfiton nga një top i rrëmbyer prej lojtarëve vlonjatë. Del i vetëm në hyrje të zonës së Flamurtarit, por godet pa shëjnestrën e duhur.

29’ Aksion i bukur i kuksianëve. Rexhinaldo shërbehet në sulm, dhe pason për Ethemin në mesin e zonës. Por, në dy raste janë lojtarët e Flamurtarit që e bllokojnë Ethemin dhe spastrojnë zonën.

27’ Rama i shkëputet sërish lojtarëve të Flamurtarit, por vetëm me faull e ndal Idriz Batha. Kryesori Kridens Meta e ndëshkon me karton të verdhë.

26’ Kërcënon sërish Kukësi. Shkurtaj shërben për Rexhinaldon, i cili godet, por topi devijohet në goditje këndi.

24’ Rama jep sërish spektakël, duke u futur në mbrojtjen e Flamurtarin, godet, por Koliçi largon në goditje këndi.

22’ Lëvizje mjaft e bukur e Ramës me finte që lë në vend Deliajn. Kroson në fundore për Rexhinaldon, por e lehtë goditja e mozambikasit.

20’ Kroson Ribaj nga e djathta duke kërkuar Sukajn, por është Frashëri që kontrollon pa probleme topin.

14’ Tjetër pritje fantastike e Koliçit. Rama i vetëm me portierin e vlonjatëve, godet, por është gardiani që dërgon topin në këndore.

13’ Valdet Rama merr bukur fundoren, por topi në fund i ikën nga kontrolli.

10’ Aksion i gjatë i Kukësit. Ethemi nga e djathta, kroson në zonë për Rexhinaldon, ky i fundit e çon topin tek Shkurtaj, që me zgjuarsi e lë tek Rroca në hyrje të zonës. Mesfushori lushnjar godet fort, por Koliçi bllokon i sigurt.

7’ Përplasen në mesfushë Rroca e Batha, dhe mbetet i dëmtuar në këmbë mesfushori i Kukësit.

5’ Rama lëviz bukur nga e majta, shërben në zonë për Ethemin, por Musta vjen nga pas dhe ia rrëmben topin në një zonë të rrezikshme.

4’ Shërbehet Ribaj nga Kale në krahun e djathtë, por del Frashëri duke kontrolluar.

1′ Nis ndeshja në Elbasan

Related posts

Kartoni i kuq ndaj Zidane në 2006, rrefehet arbitri: Nuk do ta ribëja!

Sadik.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ “Hapet thesi”, Bashkia e Korçës i akordon Skënderbeut shumën e majme

Delo.autor

Vermaelen: Belgjika jo e kënaqur me gjysmëfinalen, ja kujt i trembem

Isa.Autor

Leave a Comment