Futboll

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu: Ndizet sfida, korçarët shënojnë me Dejvi Bregun

Kukësi dhe Skënderbeu luajnë aktin e parë gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë në Kamzë. Verilindorët e Ernest Gjokës vijnë në këtë përballje pas triumfit në kampionat ndaj Tiranës, ndërkohë kampionët në fuqi të Kupës dhe kampionatit u mposhtën minimalisht nga Laçi.

Rexhinaldo goli

Fitimi i Kupës shikohet si “varkë” shpëtimi për të dyja skuadrat, të cilat kërkojnë ta mbyllin sezonin me trofe. Kukësi vjen në përballjen e sotme me 6 mungesa, ndërkohë që trajneri Shehi nuk ka të gatshëm vetëm futbollistët Lulaj dhe Taipi.

KUKËSI-SKËNDERBEU 2-1

Rexhinaldo 20′ , Shkurtaj 56′ / Bregu 61′ 

KOMENTI LIVE: 

61′ GOOOOL SKËNDERBEU 2-1/ Korçarët ngushtojnë diferencën me anë të Dejvi Bregut. 

58′ Vangjeli ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

57′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Sambou, vendin e tij e zë Jorgo Pëllumbi.

56′ GOOOOOL KUKËSI 2-0/ Vasil Shkurtaj dyfishon shifrat! Një tjetër gabim në vendosje e Sambou i dhuron golin e dytë skuadrës së verilindore. Sulmuesi vlonjat del i vetëm me portierin Dajsinani, shmang mjaft bukur këtë të fundit dhe dërgon topin drejt rrjetës. 

51’ Mundësi e mirë për Skënderbeun me anë të Bruno Ditës, i cili tenton një goditje nga distanca,  topi shkon mbi kuadrat.

48′ Korçarët e nisin në sulm pjesën e dytë, në kërkim të golit të barazimit, por mungojnë rastet e rrezikshme, në portën e Frashërit.

46′ Starton pjesa e dytë starton me 6 minuta vonesë. Trajnerët nuk bëjnë ndryshime në formacion, ndërkohë Dajsinani urdhërohet të ndryshojë fanellën nga zyrtarët e ndeshjes.

Related posts

Akira Nishino tregohet i sinqertë: Humbja ndaj Belgjikës më “shkatërroi”

Isa.Autor

Policia e Barcelonës ka keqtrajtuar tifozët e Chelsea/ “Londinezët” ankohet në UEFA

Sadik.Autor

RIKTHEHET PAS LËNDIMEVE/ Neymar: Jam shumë i lumtur që do të luajmë kundër Man Unitedit, tani…

Isa.Autor

Leave a Comment