Futboll Kupa e Shqipërisë Ndeshjet Live

LIVE/ Luftëtari-Tirana, Ahmataj dhe Mema kryejnë të gjitha zëvendësimet

Është duke u luajtur sfida mes Luftëtarit dhe Tiranës për aktin e parë të gjysmëfinales së “Kupës së Shqipërisë”.

58691857_1055908441273408_8344607434442014720_n

Kjo sfidë do të jetë shumë deçizive për të dyja skuadrat, të cilat e shohin kupën si një trofe të rëndësishëm, pas sigurimit të mbijetësës në Superiore. Luftëtari në këtë sfidë do të zbresë në fushën e lojës me një mungesë të madhe atë të Dungës. Ndërsa Tirana zbret në fushën  e lojës me formacionin e tyre të zakonshëm.

 

LIVE | Luftëtari-Tirana 0-0

 

KOMENTI MINUTË PAS MINUTE:

86’ Provon Rustem Hoxha nga goditja e dënimit, por topi devijohet në goditje këndi.

85’ Çelaj nis një depërtim të bukur nga e majta drejt qendrës, dhe rrëzohet nga Kobina. Jorgji akordon goditje dënimi në një zonë të rrezikshme.

83’ Kryen dhe ndërrimin e tretë Ahmataj. Ymeraj i lë vendin Elian Çelajt.

80’ Ndërrimi i tretë te Tirana. Oduamadi lë fushën, futet Halili.

79’ Krosim i lartë nga goditja e këndit. Goxha futet me kokë, por godet me kokë kundërshtarin, dhe ka faull në sulm.

78’ Mundësi e mirë e Tiranës për kundërsulm. Oduamadi rrëmben një topi, dhe e nis për Grecën ose Sentamun, por Xhekson futet dhe e çon topin në goditje këndi.

77’ Hanti nis bukur brenda zone Ymerajn, por Goxha menjëherë shtrihet dhe çon topin në goditje këndi.

76’ Mema bën ndërrimin e dytë. Del nga fusha Ngo, futet Junus Sentamu.

74’ Top i rikuperuar nga Ngo në gjysmën e fushës. Avancon deri në fund, kroson, por Bakaj grushton me dorë. Nga hyrja e zonës, provon në vazhdimin e aksionit Maveje, por topi përfundon jashtë portës.

72’ Hoxhallari provon nga distanca me të majtën, por pa shënjestrën drejt portës së Bakajt.

68’ Kryen zëvendësimin e parë Ahmataj. Në fushë futet Hanti, del Oshafi.

65’ Ndalet loja për pak sekonda, pasi Oshafi ndjen probleme.

63’ Ndërhyrje e Hoxhallarit ndaj Ymerajt brenda zone. Kërkojnë penallti tek gjirokastritët, por Jorgji bën me shenjë që ndërhyrja ishte tek topi.

60’ Ngos i vjen një top i bukur në hyrje të zonës, godet pa e parë topin, por bllokohet në mbrojtjen e gjirokastritëve.

53’ Ngo me plot fuqi, i merr topin Filit, dhe futet në zonë. Pasi e jep për në qendër, topi devijohet dhe shkon në goditje këndi.

51’ Kobina në një nisje të shpejtë për Tiranën, kërkon të nisë Oduamadin, por topi është shumë i fortë dhe Bakaj del për ta kontrolluar.

49’ Godet Hoxhallari me të majtën nga goditja e dënimit, por muri ndal topin, dhe topi del në anësore.

47’ Hoxhallari lëviz bukur në hyrje të zonës së Luftëtarit, pengohet, dhe kryesori Jorgji akordon faull për Tiranën.

46’ Nis pjesa e dytë në Gjirokastër. Mema kryen menjëherë një zëvendësim. Futet në lojë Greca, ndërsa në dhomat e zhveshjeve mbetet Karabeci, i cili mesa duket ka mbetur i dëmtuar nga fundi i pjesës së parë.

Related posts

Allegri nuk lëviz nga Juventusi: Kam ende punë për të bërë

Sadik.Autor

“NUK SHFRYTËZUAM MIRË RASTET QË KRIJUAM NDAJ ATALANTËS”/ Pirlo “gjen” fajtorin: Ronaldo? Është normale që…

Delo.autor

AKORDI JUVENTUS-DYBALA/ Rinovimi në ngërç, menaxheri ikën duarbosh nga Italia

Delo.autor

Leave a Comment