Futboll Kupa e Shqipërisë Ndeshjet Live

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu, Starton pjesa e dytë në Kamzë

Kukësi dhe Skënderbeu luajnë aktin e parë gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë në Kamzë. Verilindorët e Ernest Gjokës vijnë në këtë përballje pas triumfit në kampionat ndaj Tiranës, ndërkohë kampionët në fuqi të Kupës dhe kampionatit u mposhtën minimalisht nga Laçi.

Rexhinaldo goli

Fitimi i Kupës shikohet si “varkë” shpëtimi për të dyja skuadrat, të cilat kërkojnë ta mbyllin sezonin me trofe. Kukësi vjen në përballjen e sotme me 6 mungesa, ndërkohë që trajneri Shehi nuk ka të gatshëm vetëm futbollistët Lulaj dhe Taipi.

KUKËSI-SKËNDERBEU 1-0

Rexhinaldo 20′ 

KOMENTI LIVE: 

48′ Korçarët e nisin në sulm pjesën e dytë, në kërkim të golit të barazimit, por mungojnë rastet e rrezikshme, në portën e Frashërit.

46′ Starton pjesa e dytë starton me 6 minuta vonesë. Trajnerët nuk bëjnë ndryshime në formacion, ndërkohë Dajsinani urdhërohet të ndryshojë fanellën nga zyrtarët e ndeshjes.

Mbyllet pjesa e parë. 

45+3′ Dejvi Bregu gjuan nga distanca, topi shkon në duart e portierit Stivi Frashëri.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

43′ Sambou ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Rrocës. Ndërkohë ndëshkimit të gjyqtarit nuk i ka shpëtuar as kapiteni Marko Radas, ky i fundit për protesta.

40′ Goditje dënimi për Kukësin. Provon Limaj, por gjuajtja e tij qëndore shkon në duart e portierit Dajsinani.

37′ Kukësi gjen rrugën e rrjetës me Teqjan, por goli nuk vlen, pasi topi më parë kishte dalë jashtë vijave.

35′ Dita lëshon një goditje nga distanca, por topi shkon në duart e portierit Frashëri, i cili ishte në pozicion.

29′ Gripshi harkon një top nga e djathta, por nuk arrin të devijojë me kokë Krasniqi. Topi shkon te Muzaka, i cili e prek me dorë.

25′ Reagon Skënderbeu me Gripshin, i cili provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, topi shkon ngjitur me shtyllën.

24′ Minuta fantastike për Kukësin, i cili ushtron presion të vazhdueshëm në portën e korçarëve. Skuadra e Gjokës në kërkim të golit të dytë.

20′ GOOOOL KUKËSI 1-0/ Rexhinaldo kalon në avantazh skuadrën e Gjokës.  Sulmuesi merr një asist fantastik nga Rroca, përfiton nga vendosja e gabuar e Sambou dhe del i vetëm përballë Dajsinanit, duke e dërguar topin në cepin e portës. 

19’ Dominim i Kukësit dhe është radha e Shkurtajt që luan mirë në hyrje të zonës ku godet, por topi ndalet në shtyllë.

17′ Drithërima në portën e Skënderbeut! Cuculi godet me kokë nga brenda zonës, por reagon mjaft bukur portieri Dajsinani, që i mohon një gol të sigurt verilindorëve.

15′ Skënderbeu merr frenat e lojës në këto minuta, por mungojnë rastet e rrezikshme në portën e Frashërit.

12′ Muzaka pason bukur për Krasniqin brenda zonës, i vëmendshëm atje Cuculi që rëshket bukur, duke larguar rrezikun në këndore.

9’ Tjetër mundësi e mirë për Kukësin me  Rexhinaldo  i cili ka topin në hyrje të zonës, por  ia lë Rrocës, goditja e këtij të fundit devijohet.

7’ Skënderbeu provon të rrezikojë me anë të Muzakës dhe Bregut, por topi shkon jashtë kuadratit.

5′ Pranë golit Kukësi me Çyrbjan. Futbollsiti merr një top mjaft të bukur nga Rroca, del i vetëm brenda zonës, provon me një gjuajtje, por ndal portieri Dajsinani, ndërkohë që Rexhinaldo priste i vetëm brenda zonës.

1′ Ka startuar supersfida në Kamzë, skuadrat hidhet menjëherë në sulm në kërkim të golit.

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Frashëri, Ethemi, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Rroca, Limaj, Musolli, Çyrbja,, Rexhinaldo, Shkurtaj. Trajner: Ernest Gjoka

bandicam 2019-04-24 15-33-07-839

SKËNDERBEU: Dajsinani, Vangjeli, Radas, Sambou, Abazi, Muzaka, Dita, Sibo, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

bandicam 2019-04-24 15-33-43-101

Gjyqtar: Eldorian Hamiti

Related posts

Formacionet e mundshme, Francë-Argjentinë/ “Gjelat” çalojnë nga e majta, Sampaoli luan pa sulmues

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Kukësi me maltezët, Gjici me propozim të pazakontë para sfidës

Isa.Autor

SUPERLIGA/ Kryeqyteti pret “derbin e vogël”, Kastrioti debuton në Gjirokastër

Isa.Autor

Leave a Comment