Futboll Sport

BOTËRORI/ Përmbysje dhe spektakël, Kroacia mposht Kanadanë dhe ngjitet në vendin e parë në grup

Kroacia ka marrë suksesin e parë në Kupën e Botës, në ndeshjen që triumfoi 4-1 ndaj Kanadasë.

Goli më i shpejtë i këtij Botërori i takoi pikërisht këtij takimi. Pas 68 sekondash lojë, Alphonso Davies shndërron në gol një krosim të Buchanan. Goditje e saktë me kokë, me portierin Livakovic që e pati të pamundur të bëjë diçka.

Të besuarit e Zlatko Dalicc, me mjaft karakter bëjnë gjithçka mirë dhe përmbysin shifrat brenda pjesës së parë. Fillimisht realizoi Kramaric, ndërsa pak më vonë ishte radha e Livajas.

Kanadezët reagojnë me Jonathan David në fillimin e fraksionit të dytë, por gjuajtja e tij ndalet nga Livakovic.

Andrej Kramaric i Hoffenheim vulosi përfundimisht 3 pikët, me rrjetën e dytë personale në këtë takim. Në fund pati kohë edhe për golin e Majer.

Kroacia, kështu, kryeson grupin F, me 4 pikë, po aq sa ka Maroku. Kanadaja qëndron në vendin e fundit, pa provuar akoma shijen e pikës.

Related posts

MUNGOI NË SËRVITJE ME SKUADRËN/ Mbrojtësi i Manchester United drejt kalimit në Serie A tek…

Delo.autor

VIDEO/ Shokohet PSG. Strasbourg gol në ” Parc de Princes”

Q.Autor

Bottas: Më mungon fitorja, në Formula 1 gjithçka është e mundur

Sadik.Autor

Leave a Comment