Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Skënderbeu-Flamurtari, Mbyllet pjesa e parë. Dominim absolut i Skënderbeut

Është duke u luajtur në Korçë përballja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Një sfidë tepër vendimtare për objektivat e skuadrës të cilat synojnë zonën e Europës.

bandicam 2019-04-28 19-02-52-703

Korçarët vijnë në këtë takim pas humbjes në transfertë ndaj Laçit, ndërkohë që Flamurtari barazoi në shtëpi ndaj Luftëtarit. Në 30 javë, vlonjatët kanë arritur të sigurojnë 48 pikë duke u renditur në vendin e 3-të, ndërkohë që Skënderbeu mban vendin e 6-të me 43 pikë.

LIVE| SKËNDERBEU-FLAMURTARI 1-0

Krasniqi 27′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon pjesa e parë. 

45+1′ Dominim absolut i Skënderbeut. Shtylla i mohon golin e dytë skuadrës së Shehit, por gjyqtari anësor akordon më parë pozicion jashtë loje.

45′ Akordohet 1 minutë shtyllë.

42’ Pranë golit të dytë Skënderbeu. Pas një kundërsulmi perfekt, Bregunshmang dy mbrojtës dhe portierin Koliçi, por gjuajtja e tij ndalet nga Deliaj para se të kalojë vijën fatale.

37’ Harkim perfekt nga e djathta e sulmit të Skënderbeut për Bregun i cili gjuan me kokë, kontrollon Koliçi  në dy kohë.

35′ Sukaj provon me një gjuajtje fluturimthi, topi shkon mbi kuadratin e Dajsinanit.

30′ Skënderbeu merr zemër pas shënimit të golit dhe ushtron presion të vazhdueshëm në mbrojtjen e Flamurtarit, vlonjatët vuajnë në ndërtimin e aksioneve.

27′ GOOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Blerim Krasniqi kalon në avantazh korçarët. Pas një kombinimi të bukur mes Oto Xhon-Bregut dhe Krasniqit, ky i fundit lëviz bukur në hyrje të zonës dhe me një gjuajtje të kalibruar me të majtën, e dërgon topin në trekëndëshin e Koliçit. 

20′ Tjetër rast shënimi për Skënderbeun, por Krasniqi dhe Dita vonohen, duke humbur mundësinë ideale.

18′ Bregu kombinon bukur me Abazin, ky i fundit provon me një goditje nga e majta, por grushton portieri Koliçi në këndore.

16′ Sukaj provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por gjuajtja ndalet nga mbrojtësit e Skënderbeut.

14′ Batha harkon një top të rrezikshëm nga e majta në zonën e Skënderbeut, por largojnë mbrojtësit e skuadrës korçare.

8′ Flamurtari niset me Rrapajn nga e djathta, pasimi i tij drejt qendrës së zonës devijohet në këndore nga mbrojtja vendase.

6′ Pas një harkimi nga këndi, Krasniqi gjuan me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

5’ Muzaka merr një top të gjatë nga Radas që nga gjysmëfusha e korçarëve. Mesfushori futet në të djathtë por nuk ia del të gjuajë në portë me Mustën që largon sferën në këndore.

2′ Krasniqi rrëzohet brenda zonës pas një dueli me Pollozhanin dhe kërkon 11-metërsh, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Koçi që vazhdon lojën.

1′ Ka nisur sfida në Korçë.

FORMACIONET ZYRTARE:

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Radas, Pëllumbi, Abazi, Dita, Muzaka, Sibo, Bregu, Oto Xhon, Krasniqi.  Trajner: Orges Shehi

bandicam 2019-04-28 18-46-24-941

Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Kotobelli, Musta, Batha, Rrapaj, Mustafa, Ribaj, Kale, Sukaj. Trajner: Ilir Daja.

bandicam 2019-04-28 18-47-19-849Gjyqtarë: Andi Koçi, Rudin Preça, Andi Koçiaj, Klodian Shahini

Related posts

MSG E “FRIKSHME”/ Barcelona i ka të sigurt 100 golat në sezon, ja SKEMA

F.autor

Operacioni ‘fshesa’, Barcelona kërkon të përfitojë 100 milionë Euro

Sadik.Autor

RENDITJA/ Vllaznia e vetmja me pikë të plota pas dy ndeshjesh, Teuta parakalim në grup. Kukësi në “ngrirje”

Delo.autor

Leave a Comment