Futboll Premier League Sport

BARAZIM NË “OLD TRAFFORD”/ Chelsea mbron vendin e katërt, “Djajtë e Kuq” me një këmbë jashtë

Lufta për dy vendet e mbetura që të kualifikojnë në Champions League gjatë javëve të fundit ka qenë e çuditshme.

Arsenal ka humbur tre ndeshjet e fundit, Tottenham dy nga tre të fundit, ndërsa Chelsea erdhi në Old Trafford pas dy ndeshjeve pa fitore ndaj një Manchester United me dy humbje radhazi.

Si përfundim, The Blues kanë dalë me një pikë nga “Teatri i Ëndrrave” pas barazimit 1-1.

Ishte United që kaloi i pari në avantazh pas 12’ minutave lojë kur Juan Mata finalizoi me sukses një aksion model të vendasve.

Megjithatë, David De Gea i ka dhënë mundësinë miqve të barazonin rezultatin me Marcos Alonso në minutën e 43’.

Pas pushimit , skuadrat kishin frikë të humbnin dhe si prioritet kishin të mos pësonin një gol që do të ishte fatal.

Ndeshja ishte e luftuar, me shumë faulle (disa prej tyre meritonin të kuq si Marcos Rojo) dhe pa shumë mundësi të pastra shënimi (përveç dy rasteve në kohën shtesë, nga një për çdo skuadër).

Një barazim që i bën shumë punë Chelsea-t, pasi tani ndodhet në vend të katërt, dy pikë më shumë se Arsenal dhe tre më shumë se Man United.

Skuadra e Sarri-t e ka në dorë fatin e saj dhe me dy fitore në ndeshjet e mbetura do të kualifikohej në Champions League.

United do të shpresojë që kjo gjë të mos ndodhë, si dhe te një tjetër hap fals i Arsenal.

Related posts

SFIDA MIQËSORE NDAJ UELLS/ Mbrojtësi Veseli: Për ne është një mundësi të testojmë veten te jemi 150% kundër…

Delo.autor

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Napolit nuk e “tradhëton” Italinë. Kalon te Fiorentina

Delo.autor

SOT NDESHJA E MADHE/ Interi në misionin “e pamundur” ndaj Liverpool

F.autor

Leave a Comment