Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Teuta-Tirana, Oduamadi ndëshkon Teutën e Shkëmbit

Teuta dhe Tirana luajnë një sfidë mjaft të rëndësishme në kuadër të javës së 29-të në Kategorinë Superiore.

Durrsakët e Shkëmbit vijnë pas dy humbjeve radhazi, dhe në krizë, ndërsa kthesa kërkohet menjëherë përballë Tiranës, me trajnerin që ka bërë ndryshime tek titullarët. Ndërkohë, Tirana vjen pas fitores në tavolinë me Kamzën, por pas një jave aspak të qetë në kampin bardheblu, ku Mema ka bërë edhe shumë ndryshime në formacion.

LIVE | Teuta-Tirana 0-1

GOL : / Oduamadi 42′

 

KOMENTI LIVE

42’ GOOOOOOL TIRANA 0-1/ Oduamadi shërbehet bukur nga mesi i fushës, merr topin dhe përballë Celeskit në zonë nuk fal.

40’ Oduamadi provon të futet nga e majta, por në një duel me Frashërin, është mbrojtësi që e mbyll duke çuar topin në goditje këndi.

37’ Pasim i bukur i Oduamadit për Muccin, por është Celeski në një tjetër rast që lë zonën dhe mbyll.

37’ Gashi provon me një goditje me të djathtën nga jashtë zone, por Karabeci e ndalon me trup.

31’ Ndërhyrje e parregullt e Prognit ndaj Dokës. Kryesori Hamiti e ndëshkon me kartonin e verdhë.

29’ Hakaj kroson nga e majta në zonë, Latif gjuan me kokë, por Abibi pret pa probleme.

26’ Hoxhallari kroson bukur tokazi në zonën e Teutës, por Sidibe e çon topin në goditje këndi.

25’ Top i gjatë për Muçin në zonën e Celeskit, por Osmani me eksperiencë i largon topin.

24’ Muçi provon të nisë Oduamadin, pason bukur, por Celeski lë zonën dhe mbyll sërish rrezikun.

23’ Hoxhallari kroson në zonën e Teutës, por mbyll Bicaj duke larguar topin.

12’ Provon sërish Tirana. Maveje godet befasisht nga shumë larg, por topi ngjitur me shtyllën.

 

11’ Hoxhallari hedh një top të gjatë për Muçin, por del Celeski nga zona e tij për të mbyllur rrezikun.

9’ Provon Hasani direkt nga një goditje dënimi, edhe pse në largësi. Topi shkon ngjitur me shtyllën.

3’ Muçi dhe Oduamadi rrezikojnë tek zona e Teutës, por mbrojtja durrsake largon rrezikun.

1′ Nis takimi në Durrës.

Related posts

Reagimet/ Heynckes i ngazëllyer, Butragueno do finalen

Sadik.Autor

“PËRBALLJA” MES DY SHQIPTARËVE NË SKOCI/Grezda shihet si “çelës suksesi” për Rangers në prag të sfidës me Livingston

Isa.Autor

Brazili e bën “samba” kundër Serbisë dhe pret biletën për në fazën tjetër (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment