Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Skënderbeu-Kastrioti, Mbyllet pjesa e parë. Korçarët i falen golit të Muzakës

Po luhet në Korçë sfida mes Skënderbeut dhe Kastriotit e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore. Bardhekuqtë e Orges Shehit do të tentojnë të rikthehen te fitorja pas humbjes ndaj Partizanit në transfertë me rezultatin 2-0.

Ndërkohë nga ana tjetër, pikët për krutanët e Bledar Devollit janë jetike. Një rezultat negativ në Korçë do ta komplikonte ndjeshëm objektivin e mbijetesës.

Në 28 javë kampionat, Skënderbeu ka arritur të sigurojë 40 pikë duke mbajtur vendin e 6-të, ndërkohë që Kastrioti renditet në vendin e parafundit me 30 pikë.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Shehi ka preferuar nga minuta e parë kroatin Pervan duke ulur në stol Gripshin dhe duke spostuar nga e djathta Muzakën, ndërkohë që Bojom  nuk ja ka dalë të jetë titullar te skuadra mike.

LIVE| SKËNDERBEU-KASTRIOTI 1-0

Muzaka 14′ 

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë. 

45+1′ Mundësi shënimi për Kastriotin. Kapiteni Çela gabon nga shumë pranë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ Skënderbeu gjen golin e dytë me anë të Bregut, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

35′ Përsëri Kastrioti me Bardhin, i cili lëshon një goditje nga e majta, topi shkon jashtë kuadratit.

31′ Provon sërish Ogebugvu me një gjuajtje nga distanca, por topi përfundon në duart e portierit Dajsinani.

28′ Kastrioti provon me kundërsulme të gjejë golin e barazimit, të pakalueshëm mbrojtësit e Skënderbeut.

21′ Ogebugvu provon me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit.

20′ Pranë golit të dytë Skënderbeu. Vendimtare ndëhyrja e mbrojtësit Shehi, i cili largon në momentet e fundit topin e harkuar nga Muzaka. Goditje nga këndi për korçarët.

14′ GOOOOL SKËNDERBEU  1-0/ Gjergji Muzaka kalon në avantazh korçarët. Pas një kombinimi të bukur mes Pervan dhe Bregut, ky i fundit servir për Muzakën, i cili lëviz bukur pas shpinës së mbrojtësve kundështarë dhe gjen rrugën e rrjetës. 

10′ Radas harkon një top drejt zonës, por largon gjithçka Husein.

7’ Kombinim mes Pervan dhe Krasniqit që nuk arrin të finalizohet nga mesfushori.

3′ Përballje e luftuar në këto minuta të para, nuk mungojnë duelet e shumta në mesfushë.

1′ Ka nisur sfida në Korçë, krutanët luajnë topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Dajsinani, Radas, Sambou, Vangjeli, Abazi, Pervan, Sibo, Dita, Muzaka, Bregu, Krasniqi. Trajner: Oreges Shehi.

bandicam 2019-04-14 18-23-07-774

KASTRIOTI: Çekrezi, Ndreca, Çela, Okebugvu, Husein, Ymeraj, Shehu, Kalaja, Marku, Bardhi, Roxher. Trajner: Bledar Devolli.

57106637_449066962528679_7673685671101333504_n

Related posts

“S’MUND TË FLAS PËR FAVORITË..”/ Enrike: Spanja në provim, tani nuk na falen gabimet

Delo.autor

MILAN NDEZ MERKATON E VERËS/ Rangnick siguron lojtarin e kërkuar nga gjysma e Europës

Delo.autor

PAS DE JONG DHE DE LIGT/ Ajax shet një tjetër super yll, oferta nga gjigantët europianë…

Delo.autor

Leave a Comment