Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Kukësi, e pabesueshme çfarë humb Hasani për bardheblutë

Tirana dhe Kukësi luajnë në “Selman Stërmasi”, një ndeshje shumë të rëndësishme për javën e 30-të.

bandicam 2019-04-20 18-59-17-481

Tirana me një fitore do të largonte disi hijen e mbijtesës dhe do të shihte më me optimizëm kampionatin. Nga ana tjetër Kukësi duket i dorëzuar për titullit, por tashmë ka frikën dhe për vendin e dytë, që po e ndjek Flamurtari.

 

LIVE | Tirana-Kukësi 0-0

 

KOMENTI LIVE

31’ Goditje dënimi për Kukësin, Limaj provon mbi murin e bardhebluve, por topi vetëm pak jashtë portës.

29’ Rast ideal për Hasanin. Ngo lë një top për Hasanin, por vetëm pak metra larg portës së Frashërit, e nxjerr topin jashtë.

27’ Rrumbullaku hedh një top në zonë dhe Rexhinaldo godet me kokë, por pret me lehtësi Abibi.

25’ Ndeshje e vakët në kryeqytet. Shumë pak raste për të dyja ekipet.

20’ Shkurtaj lë një top për Çyrbjen, ky i fundit kthehet dhe pason te Rroca që godet, por devijon Karabeci.

18’ Ngo nis bukur Kobinan në të djathtë, ai ia lë topin Hasanit që e kthen për në mesin e zonës, por ndalet nga lojtarët verilindorë.

16’ Karabeci kërkon të shërbejë një top në të djathtë, por devijohet nga Rexhinaldo. Përfundon në goditje këndi, e para në këtë sfidë.

9’ Hasani nis Oduamadin me një top të gjatë, që po shkonte pas shpinës së mbrojtjes së Kukësit, por pozicion jashtë loje për lojtarin e Tiranës.

7’ Probleme në gju për Ethemin. Del jashtë vijave për pak sekonda të marrë mjekimin.

4’ Top i gjatë për Shkurtajn, por bën faull në sulm, teksa ndal topin me dorë.

1’ Ngo provon të shërbejë për Hasanin, por Teqja futet me kokë dhe bllokon.

1′ Nis ndeshja në “Selman Stërmasi”, takimi pa tifozë.

Related posts

Kroacia shpreson, në finale shënojnë më shumë “italianët”

Isa.Autor

JOAO FELIX DEBUTIM KATASTROFË/ Dëmtohet “120 milionëshi” i Atleticos, ja sa do të mungojë

Delo.autor

“MILAN IA DEL PA IBRAN, NDËRSA INTER DËSHTON”/ Avokati i “Kuqezinjve”: Suedezi nuk i tha Lukakut majmun, por e quajti…

Delo.autor

Leave a Comment