Futboll Premier League Sport

RIKTHEN YLLIN TITULLAR PAS DËMTIMIT/ Solskjaer: Pres shumë nga Alexis, pasi…

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se Alexis Sanchez do të rikthehet në fushë si titullar këtë të diel, në ndeshjen që Manchester United do të luajë ndaj Everton. Sulmuesi kilian u aktivizua disa minuta në ndeshjen e fundit që United zhvilloi ndaj Barcelonës, në Champions League. Gjithsesi, ai tashmë pritet të ketë një fanellë titullari, duke parë që në mesjavë United do të luajë ndaj City në derbin e Manchesterit.

“Sanchez dhe Matic janë stërvitur rregullisht dhe më shumë gjasa do të jenë titullarë në fushë. Unë kam besim se ata do të dinë të tregojnë se sa vlejnë dhe se janë në formë. Pres shumë nga Alexis, pasi edhe ai e di shumë mirë se është e nevojshme të shënojë sa më shumë”, u shpreh trajneri Solskjaer. Skuadra e Manchester United është në garë për një vend në Chamions League, ndaj ka nevojë për fitore ndaj Everton.

Related posts

Chelsea, kthen sytë nga Gareth Bale/ Anglezët gati të marrin shërbimet e Uellsianit

Sadik.Autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Barcelona hidhet në sulm për yllin e Premier League…

Delo.autor

Perez jep “OK”/ NEYMAR tek REALI, ja kur pritet të kryhet transferimi i bujshëm

Isa.Autor

Leave a Comment