Futboll Seria A Sport

“LUFTA” INTER-JUVENTUS NUK NDALET/ Ja arsyeja e përplasjes së radhës mes dy klubeve

Sandro Tonali mbetet gjithmonë nën vëzhgimin e Interit. Në qershor Marrota dhe Auzilio do të tentojnë pistën e lojtarit, por duhet të bëjnë llogaritë, që do të kenë dhe konkurrrencën e Juventusit.

Sipas “Sport Mediaset”, bardhezinjtë kanë nisur të krijojnë disa kontakte me lojtarin dhe agjentin e tij. Por Interi do të fusë në lojë kontaktet e mira që ka me presidentin e Breshias, Celino.

Mesfushori italian vlerësohet afërisht në shifrën e 35-40 milionë eurove. Interi është gati të fusë në tratativa dhe disa lojtarë të rinj.

Por të gjitha skuadrat janë gati të lënë edhe një vit Tonalin te Breshia, pasi skuadra do të ngjitet në Serinë A dhe eksperienca do e ndihmoj lojtarin 18-vjeçar.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Liverpool mposht Lepzig falë dyshes Salah-Mane dhe kalon në fazën tjetër

Delo.autor

TJETËR HAP FALS NË KAMPIONAT/ Ndeshje dramatike, Tirana dhe Skënderbeu ndajnë pikët në Korçë

Delo.autor

ITALI-AUSTRI/ “Azzurrët” kërkojnë të vendosin një personal në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment