Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHQIPËRI-POLONI/ Kombëtarja humb në katër ditë muskuj dhe lojën në ajër ndaj kundërshtarit më të gabuar

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit shkon në ndeshjen e sotme kundër Polonisë e përgjysmuar nga dëmtimet dhe COVID-19. Por ajo që duhet të shqetësojë më shumë trajnerin Edi Reja është që goditjet e njëpasnjëshme që ka pësuar grupi kuqezi në këto ditë, mund të favorizojnë ndjeshëm lojën e Levandovski & Co në më shumë se një mënyrë.

Dëmtimi i Gjimshitit dhe Balajt, si dhe më pas testimi pozitiv me COVID-19 të Çikalleshit e Gjasulës, kanë hequr nga lista e përfaqësueses katër lojtarë të cilët shfrytëzojnë në maksimum potencialin fizik që kanë në luftën me kundërshtarët, përtej aftësive individuale të rolit që mbulojnë dhe nuk është rastësi që Reja u besonte vazhdimisht atyre. Por mbi të gjitha, këta elementë ishin shumë të rëndësishëm për lojën në ajër, pasi shtonin shtalartësinë e ekipit, duke qenë baza e mbrojtjes në goditjet standarde të kundërshtarëve, apo edhe duke shfaqur rrezik në sulm.

Ndaj një kundërshtari si Polonia i cili shfrytëzon në maksimum forcën fizike e sidomos goditjet standarde, mungesa e këtyre lojtarëve rrezikon të kthehet në një problem shumë serioz. Edhe në ndeshjen e parë, goditjet standarde të kundërshtarëve ishin ato që bënë diferencën dhe që kthyen sfidën në favorin e polakëve në një moment kur dukej se ne kishim gjithçka nën kontroll. Ndaj trajneri Reja duhet të mendojë sa më shpejt zgjidhje të tjera për të mbyllur këto boshllëqe të cilat për fat të keq vijnë në momentin më të gabuar dhe ndaj kundërshtarit më të gabuar të mundshëm.

Related posts

E BUJSHME NË PREMIER/ Merr 350 mijë euro në javë, por ja sa ndeshje ka munguar

Delo.autor

Liverpooli nuk ndalet/ Roberto Firmino shënon golin e katër (VIDEO)

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Humbja e dytë radhazi: Trajner i Kategorisë së Parë jep dorëheqjen

Isa.Autor

Leave a Comment