Futboll Premier League Sport

“MAGJIKE NË ANFIELD”/ Liverpool-Chelsea nis me këngë dhe një minutë heshtje (FOTO+VIDEO)

Liveprool-Chelsea është kryendeshja e javës në Premier League. Një sfidë që mund të jetë përcaktuese për titullin që ka objektiv skuadra e Klopp dhe zonën Champions ajo e Sarrit.

Si gjithmonë në “Anfield” u dëgjua himni i Liverpool, që këndohet magjishëm nga të gjithë tifozët, “You will never walk alone” (kurrë nuk do jesh vetëm) dhe më pas një minutë heshtje.

Një minutë që as një zë nuk u dëgjua, askush nuk pipëtiu për nder të 96 njerëzve që humbën jetën 30 vite më parë, në ngjarjen e rëndë të 15 prillit 1989 në Hillsborough.

Bëhet fjalë për gjysmëfinalen e FA Cup mes Liverpool dhe Nottingham Forest ku tifozët u shtypën me njëri-tjetrin thjesht se nuk u hapën portat që të zbrisnin në fushë. Plot 96 jetë njerëzish u humbën dhe 766 të tjerë u plagosën.

Prej asaj dite stadiumet në Angli nuk e kanë të rrethuar fushën me rrjetë mbrojtëse që të mos depërtojnë tifozët.

Related posts

I thyen këmbën kundërshtarit, sulmuesi i WBA “shpërthen” në lot pas skenës “horror”

Q.Autor

Alex Sandro larg Juves, gati oferta marramendëse nga Manchester United

Q.Autor

PRET TË NISË AVENTURËN E RE TEK ATLETICO/ Joao Felix premton: Do të jap gjithçka për ekipin…

Delo.autor

Leave a Comment