Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ LAÇIT/ Trajneri Ahmetaj: Kemi objektiv të largohemi nga zona e…

Trajneri i Luftëtarit, Juljan Ahmataj foli pas triumfit ndaj Laçit ku u shpreh:

Vështirësia e ndeshjes ishte e madhe. Laçi bëri një skuadër të fortë. Të pret në 30 metra t e fushës së vet dhe të kap me kundërsulm. Kemi bërë një ndeshje të mirë. E kemi kërkuar golin me lojë të shtruar. E gjetëm golin më pas duhet të menaxhonim ndeshjen. Lodhja bëri të sajën. U ndje në fund. Kemi bërë shumë mirë në këtë pjesë. Djemtë kanë meritën kryesore. Kanë qenë tepër të impenjuar.

Goli i anuluar i Dungës…

E kam thënë që nuk do merrem me këtë pjesë. I thashë mendimin tim arbitrave kur mbaroj ndeshja. Kurrë në televizion nuk ankohem për arbitrin. Nuk është detyra ime.

Traversa e Filit…

Nuk jam marrë fare me këtë pjesë. Nuk e di a e kaloi topi vijën fatale. Ndeshja mbaroi. Ccfarë do të shohim ne, ndeshja ka mbaruar.

A ka qetësi pas kësaj fitore?

Kishim një detyrë shumë të vështirë ta fitonim ndeshjen dhe duhet të luanim në sulm. Kjo gjë ndodhi. Unë shoh vetëm skuadrën time, nuk shikoj rivalit. Merremi vetëm me veten tonë dhe me kundërshtarin e radhës që kemi. Kjo na bën të ecim përpara.

Jeni 4 pikë larg Laçit. Ju vazhdoni të jeni të fokusuar vetëm te mbijetesa?

Kemi objektiv të largohemi nga zona e ftohtë. Unë kam objektiv që në ccdo ndeshje të marrim maksimumin.

Trajneri Mema deklaroi në konferencën për shtyp se kundërshtarët shënojnë gola të çuditshëm. A shënon Luftëtari gola të çuditshëm…

Luftëtari shënon gola shumë të bukur. Këta djem meritojnë një bravo të madhe. Gjithçka e kanë me djersë dhe sakrificë. Duhet shumë respekt për njerëzit që punojnë dhe derdhin djersë3.

Vendosja e Laçit…

E kisha parashikuar. Ndonjëherë gabonim për shkak të presionit. Jam munduar ta mbaj skuadrën në kontroll. Mund të kishim finalizuar më mirë. Në futboll nuk realizohen të gjithë.

Related posts

Aubameyang largohet në Kinë për një shifër rekord

Q.Autor

Rrëfehet futbollistja shqiptare që po “çmend” rrjetin: Shkodra shquhet për femrat…

Sadik.Autor

NUK KA VETËM NË SHQIPËRI FUSHA PATATESH/ Presidenti i Valladolid i kërkon ndjesë Barcelonës

Isa.Autor

Leave a Comment