Futboll Premier League Sport

“MANCHESTER UNITED KA PASUR GJITHNJË LOJTARË”/ Paul Scholes nuk bind: Pogba duhet të tregohet më i…

Paul Scholes nuk është i bindur nëse “Djajtë e Kuq” duhet të ndahen me një lojtar, që ka talent të dukshëm, por i nevojitet disiplinë më e madhe: Ka konfuzion, do të qëndrojë Pogba apo do të largohet. Në vitet e shkuara, Manchester United ka humbur lojtarët më të mirë dhe kjo nuk e ka kushtëzuar klubin në të vërtetë. Mendoni pak për Roy Keane, David Beckham, Cristiano Ronaldo, Ruud van Nistelrooy.

Të gjithë kanë qenë lojtarë kryesorë, por në një moment janë larguar. Manchester United ka pasur gjithnjë skuadër lojtarësh, pa u bazuar te një individ i veçantë. Ne të gjithë e njohim Paul Pogba, flasim për potencialin që ka, por është 26 vjeç, duhet ta tregojë veten javë për javë. Nuk është mirë të humbisni një lojtar, që e dini se ka klas botëror, por çështja shtrohet ndryshe: a mund të afroni lojtarë më të mirë pranë tij?

Nëse dikush ka ardhur në këtë klub dhe mendon se është “peshku i madh”, ai duhet ta tregojë këtë çdo javë në fushën e futbollit. Pogba duhet të tregohet më i mençur në atë që bën. Te Juventusi shkëlqeu, sepse kishte karaktere të forta përreth tij: Giorgio Chiellini, Andrea Pirlo, lojtarë të mëdhenj. Tani, ai mendon se të gjithë duhet të bëjnë punën e tij, të luajnë për të. Sa më shumë e ndërlikon lojën e tij, aq më pak e ndihmon ekipin.

Te Juventusi e kemi parë si mesfushorin më të mirë në botë, pa asnjë hije dyshimi. Unë mendoj se kjo vinte për shkak se kishte një trajner të fortë dhe lojtarë të mëdhenj përreth. Këtë mjedis nuk e ka tani, te Manchester United. Ai mund të jetë një lojtar, që ka nevojë për Bryan Robson apo Roy Keane pranë, për t’i dhënë shkëndija e udhëzime herë pas here. Në mungesë të tyre, Pogba mbetet në botën e tij të vogël të fantazisë, duke menduar se është më i miri”. 

Related posts

ZYRTARE/ Real Madrid shet mesfushorin, futbollisti kalon te rivalët e kampionëve

Delo.autor

ERDHI ME BUJË TEK VLLAZNIA/ Nuk la asnjë shenjë me shkodranët, largohet mesfushori 25-vjeçar

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Mbrojtësi 22-vjeçar me COVID-19, e gjithë Hertha e Berlinit në karantinë

Delo.autor

Leave a Comment