Futboll Seria A Sport

GATTUSO MERR FRYMË/ Calhanoglu dhe Calabria janë gati për duelin me Lazion

Hakan Calhanoglu dhe Davide Calabria janë ftuar nga Gennaro Gattuso për ndeshjen e së nesërmes ndaj Lazios në kuadër të Serie A-së. Dyshja është rikthyer nga lëndimi, mirëpo nuk dihet nëse do të jenë në gjendje të nisin ndeshjen nga fillimi.

Gattuso nuk është i lumtur për shkak se një numër tjetër i lojtarëve të rëndësishëm do t’i mungojnë, Alessio Romagnoli, Mateo Musacchio, Mattia Caldara, Lucas Biglia dhe Giacomo Bonaventura, të gjithë të lënduar, kurse Gonzalo Higuain do të mungoj për dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Juventusit.

Kjo është skuadra e Milanit për ndeshjen e nesërme në udhëtim: G Donnarumma, Plizzari, Reina; Abate, Calabria, Conti, Laxalt, Rodriguez, Simic, Zapata; Bakayoko, Bertolacci, Kessie, Mauri, Montolivo; Borini, Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Halilovic, Suso, Tsadjout.

Related posts

Herdi Prenga dhe Bujar Lika: Krenari, të luash për Shqipërinë

Sadik.Autor

“KATAR 2022″/ Trajneri Reja mendon të grumbullojë portierin që u largua në janar nga Superiorja, ja emri…

Delo.autor

PROGRAMI I KOMBËTARËVE/ Javë të ndezura “kuqezi”, nga ekipi A tek U-19

Delo.autor

Leave a Comment