Futboll La Liga Sport

MBROJTËSI KATALANAS THUMBON SHOKËT E EKIPIT/ Jordi Alba deklaron: Nuk duhet të merremi me ato që…

Hordi Alba e pranon vështirësinë që pati Barcelona për të marrë fitoren ndaj Sociedadit dhe thotë se të gjithë duhet të njohin meritat e skuadrës për këtë sezon që ka bërë.

Mbrojtësi i katalanasve thumbon të tjerët duke sqaruar se tani titulli duket shumë i lehtë, por për të mbërritur në këtë situatë pozitive duhej një punë e jashtëzakonshme nga fillimi i sezonit dhe deri në fund. Alba mbrojti edhe Kutinjon, duke e konsideruar një lojtar të rëndësishëm për ekipin dhe thotë se dëgjoi vetëm duartrokitjet që i bënë tifozët.

BILANCI- “U desh të vuanim pak për të marrë fitoren. Bëmë një sforco, sepse vinim nga një kalendar shumë i ngjeshur. Por, për fat mbajtëm të njëjtën linjë. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë. Jam i lumtur për sezonin që kam bërë dhe mbi të gjitha për golin”.

RROTACION- “Nuk është kurrë e lehtë të luash kundër Sociedadit. Ne donim patjetër fitoren për t’i mbyllur sa më shpejt llogaritë e titullit kampion. Kishim raste të shumta për të shënuar”.

TITULLI- “Ekipi është duke u përgjigjur mjaft mirë. Jemi shumë afër titullit kampion dhe tani duket diçka shumë e lehtë sepse kemi shumë pikë diferencë me rivalët. Por duhet t’i japim shumë vlerë punës që kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe për të arritur deri në këtë ditë”.

KUTINJO- “Dëgjova vetëm duartrokitjet që tifozët kishin për të. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe duhet thjesht të mendojmë këtë fakt. Nuk duhet të merremi me ato që thuhen”.

Related posts

MESSI DHE CR7 HAPIN KRAHUN/ MODRIC fiton “Topin e Artë” pas 10 vitesh dominim

Isa.Autor

LA LIGA/ Iniesta largohet duke ekspozuar “malin” me trofe…

Sadik.Autor

Merkato e çmendur e Interit/ Njihuni me 5 lojtarët që zëvendësojnë ëndrrën MODRIC

Isa.Autor

Leave a Comment