Futboll La Liga Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ LEVANTES/ Valverde deklaron: Titulli kampion në La Liga do të…

Trajneri Ernesto Valverde deklaroi se Barcelona ka si prioritet fitimin e titullit të tetë kampion në 11 vitet e fundit, përpara përballjes ndaj Liverpool për gjysmëfinalen e Champions League, në program për të mërkurën.

“Ke gjithmonë kundërshtarë në mendje, teksa sheh ndeshjet e tyre dhe i analizon. Gjithsesi unë dua të lë mënjanë Liverpool për shkak të rëndësisë së ndeshjes së të shtunës”, u shpreh trajneri i Barcelonës.

“Dua që ndeshja ndaj Levante të jetë ajo e kurorëzimit të sezonit tonë në La Liga. Nëse fitojmë, atëherë jemi kampionë dhe kjo do të na motivojë për ndeshjen e të mërkurës. Titulli kampion në La Liga do të luajë rol kryesor në përballjen ndaj Liverpool”, deklaroi Valverde.

Related posts

Messi barazon rekordin Ronaldinhos për gjuajtje e lira

Sadik.Autor

I ZHGËNJYER ME DREJTUESIT E KLUBIT/ “Xhevahiri” i Romës drejt largimit nga Italia për tek..

Delo.autor

ZYRTARE/ Befason FSHF-ja, ndryshime në kalendarin e javës së nëntë

Isa.Autor

Leave a Comment