Futboll La Liga Sport

MERKATO GALAKTIKE NË VERË/ Florentino Perez duhet të paguajë 230 milionë euro për yllin…

Hazard, Mbappe, Pogba dhe Mane. Këta janë objektivat galaktikë të Real Madrid-it. Zinedine Zidane kërkon t’i kthejë “Los Blancos” në majën e Europës pas një sezoni negativ dhe kërkon ta realizojë këtë duke bërë një merkato të frikshme.

Në ditët e kaluara është thënë se madrilenët kanë vënë në dispozicion të trajnerit francez 500 milionë euro për merkaton, por duket se do të duhet një shumë akoma më e lartë për të plotësuar kërkesat e “Zizou”.

Sipas “El Chiringuito”, Liverpool duket se ka kërkuar 230 milionë euro për kartonin e 26-vjeçarit Sadio Mane. Një shifër e çmendur, të cilën “Los Blancos” nuk kanë ndërmend ta paguajnë, të paktën për momentin.

Gjithsesi, nëse Real-i nuk arrin të marrë asnjë nga objektivat e tjerë, Florentino Perez mund të vendosë të plotësojë kërkesën e anglezëve.

Related posts

TRONDITET REALI/ Lojtari i kombëtares spanjolle: HAZARDI do të firmosi me…

Isa.Autor

Donald Lu surprizon sërish, vishet kuq e zi dhe… luan futboll

Sadik.Autor

Dorëzohet Chiellini: Kane i jashtëzakonshëm, nuk mund ta ndal!

Q.Autor

Leave a Comment