Futboll La Liga Sport

SPEKULIMET MBI TË ARDHMEN E GRIEZMANN/ Presidenti i Atleticos: Ja i vetmi klub që jemi në kontakt…

Enrique Cerezo, president i Atlético Madrid, ka dashur të largojë të gjitha spekulimet mbi të ardhmen e Antoine Griezmann. Mediat e kanë lidhur kampionin e botës sërish me Barcelonën, mes ekipeve të tjera, duke pasur parasysh sezonin zhgënjyes të tij në “Wanda Mteropolitano”. Francezi do të ketë një klauzolë lirimi prej 120 milionë euro në verë, një shumë e përballueshme për një klub si Barça, që tentoi ta bindte atë edhe verën e kaluar.

Duke folur për programin “El Rondo” të TVE, Cerezo ka thënë: “Antoine nuk do të lëvizë”. Insistimi për të marrë një përgjigje më të plotë nga presidenti i Atletico Madridit ka vijuar me pyetjen: Ju thoni se Griezmann do të mbetet në skuadrën tuaj, por sa shanse ka kjo gjë? Cerezo ka saktësuar me pak fjalë: “Antoine do të mbetet tek Atletico Madrid, e sigurt”.

Motra, agjente e Griezmann, foli për çështjen në fjalë te “L’Equipe”: “Nëse ka një klub, me të cilin jemi në kontakt në këtë moment, është Atlético Madrid, asnjë tjetër. Antoine është i zhgënjyer nga eliminimi prej Champions-it, por njësoj sa shokët dhe trajneri i tij. Ne do të flasim dhe pastaj do të kemi një perspektivë më të mirë të çështjes. Është stresuese të lexoj çdo ditë gjëra të pasakta mbi të ardhmen e vëllait tim. Unë mund t’ju siguroj se asgjë nuk po ndodh në këto kohë”

Related posts

SFIDA PSG – LIVERPOOL/ UEFA ia beson një shqiptari takimin e rëndësishëm të Championsit

Isa.Autor

Reali ofron lojtar dhe 150 milionë euro për Salahun

Sadik.Autor

BOJKOTI SI PASOJË E COVID-19/ Argjentina merr vendimin: A do të jetë pjesë e Copa America 2021?

Delo.autor

Leave a Comment