Futboll Sport

MESSI I PAARRITSHËM/ Reduktohet gara për “Këpucën e Artë”

Leo Messi vijon ta kryesojë rregullisht klasifikimin e “Këpucës së Artë”, pasi luajti me Barcelonën në javën e 30-të të La Liga-s. Sulmuesi i skuadrës katalanase ka shënuar 32 gola në kampionat, që “përkthehen” ndryshe në 64 pikë. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka 5 pikë më shumë se ndjekësi i tij më i afërt, Kylian Mbappé.

Duke pasur parasysh se po shkojmë drejt pjesës së fundit të sezonit, lufta për “Këpucën e Artë” po reduktohet mes dy rivalëve, ndryshe nga vitet e tjera. Leo Messi dhe sulmuesi i ri i PSG kanë krijuar distancë të konsiderueshme nga ai që pozicionohet i treti për momentin. Quagliarella, sulmuesi veteran i Sampdorias, i kthyer së fundi edhe në kombëtaren e Italisë, ka shënuar 21 gola, 6 gola më pak se Mbappe dhe 11 gola më pak se kapiteni blaugrana.

Ja renditja aktuale, top-10 e “Këpucës së Artë”:
1. Lionel Messi – 32 gola (64 pikë)
2. Kylian Mbappé – 27 gola (54 pikë)
3. Fabio Quagliarella – 21 gola (42 pikë)
4. Krzysztof Piatek – 20 gola (40 pikë)
5. Robert Lewandowski – 19 gola (38 pikë)
6. Duvan Zapata – 19 gola (38 pikë)
7. Sergio Agüero – 19 gola (38 pikë)
8. Cristiano Ronaldo – 19 gola (38 pikë)
9. Luis Suárez – 19 gola (38 pikë)
10. Nicolas Pépé – 18 gola (36 pikë)

Related posts

Kupa e Botës/ Ja kush fiton mes Europës dhe Amerikës së Jugut

Sadik.Autor

Juventus do ta kishte blerë Ronaldon që kur ishte 18 vjeç, por dështoi për faj të këtij lojtari

Isa.Autor

Amir Bilali kërcënon Kamzën dhe zbulon të ardhmen

Sadik.Autor

Leave a Comment