Futboll Sport

PO SHKËLQEN NË EUROPIANIN U-21/ Talenti spanjoll në “radarët” klubit gjigand…

Bajerni i Mynihut është në kërkim të yjeve të rinj, edhe pse së fundi është refuzuar nga disa prej tyre. Dëshira e Niko Kovaç është mesfushori spanjoll i Atletikos të Madridit, Rodrigo. Por, 23- vjeçari nuk dëshiron të shkojë në Mynih duke menduar si klubin e tij të ardhshëm Mançester Sitin.

Si rrjedhojë, bavarezët kanë hedhur vështrimin diku tjetër. Bëhet fjalët për lojtarin 22-vjeçar të Espanjolit, Mark Roka. Siç raporton edhe “Onda Cero”, kampionët e Gjermanisë kanë shfaqur interes për djaloshin që është duke luajtur me skuadrën U-21 të Spanjës në Europianin e Italisë. Mesfushori shënoi një gol në fitoren 4-1 ndaj Spanjës të enjten, duke u shprehur pas ndeshjes: “Jam duke kaluar një moment fantastik.

Po mendoj vetëm të fitojmë Europianin dhe më pas të shohim”. Roka ka një kontratë deri në 2022 me Espanjolin, që është i gatshëm të lërë të lirë lojtarin nëse një ofertë 40 milionë euroshe do të vinte në drejtim të klubit. Një shifër shumë herë më e ulët seç kërkonte skuadra e Atletikos për mesfushorin Rodrigez. Kujtojmë që skuadra e Diego Simeones kërkon të paktën 70 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin.

eSPANJOL ROKA

Gjermanët janë të vendosur për të bërë disa ndryshime në mesin e fushës. Të kushtëzuar këto edhe nga largimi i disa prej lojtarëve kyç të skuadrës. Hames Rodrigez është larguar përfundimisht nga kampionët e Gjermanisë, pasi këta të fundit nuk shfrytëzuan mundësinë për të blerë lojtarin nga Reali i Madridit. Ndërkohë, pranë largimit është edhe mesfushori portugez, Renato Sançez.

Related posts

Nis super sfida Real Madrid-Bajern Mynih

Sadik.Autor

LIGA E PËRBASHKËT SHQIPËRI-KOSOVË/ Reagon tifo-grupi “Tifozat Kuq e Zi”. Ja çfarë shkruajnë…

Delo.autor

Me këtë foto Milani provokon Arsenalin para duelit të Europa League

Q.Autor

Leave a Comment