Futboll Premier League Sport

RINOVIM “FARAONËSH”/ Ja shifra e majme që Liverpool i ofron Salah

Mohamed Salah mund të përfitojë një rinovim të kontratës me të vërtetë si “Faraon”, për t’u ngushëlluar nga zhgënjimet e fundit në Kupën e Afrikës me Egjiptin e tij. Në fakt, Liverpuli po mendon që t’i ofrojë shifra monstruoze për ta blinduar në “Anfield Road”.

Sipas “The Sun”, e cila citon mediat në Spanjë, kampionët e Europës po mendojnë që t’i ofrojnë një kontratë të re sulmuesit prej 25 milionë eurosh neto në sezon. Salah, i cili në dy sezonet e fundit me ngjyrat e “reds” ishte autor i 54 golave në 74 ndeshje në Premier Ligë, ishte mes protagonistëve absolutë të triumfit në Champions në finalen kundër Totenhemit më 1 qershor.

NJË VIT MË SHUMË – Nëse rinovimi do të konkretizohej me sukses, atëherë Salah do të bëhej futbollisti më i paguar i të gjithë Premier Ligës, duke thyer kështu rivalë të kalibrit Kejn, Pogba, Sterling, Aguero, por mbi të gjitha do të rivalizonte edhe me rrogën e atij që është për momentin më i paguari në Angli, Aleksis Sançez.

salah

Në këtë mënyrë, të kuqtë do ta mbanin larg admiruesit e 27-vjeçarit, i cili pëlqehet shumë nga Zidan. Megjithatë, Reali nuk bëri asnjë përpjekje këtë verë për ta transferuar, pasi provoi verën e shkuar për të zëvendësuar Ronaldon. Salah ka një kontratë deri në vitin 2023 në “Anfield”, por të kuqtë i ofrojnë edhe një vit ekstra, me rritje

Related posts

Nis pjesa e dytë, Teuta 45 minuta larg fitores së madhe kundër Vllaznisë

Sadik.Autor

Zanetti kapiten edhe pas tërheqjes nga futbolli: Nuk është koha për të gjykuar, forca Argjentina

Sadik.Autor

MOMENTI I GOLIT TË SHAQIRIT/ Shikojeni reagimin e këtij tifozi në karrocë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment