Champions League Futboll Sport

NDESHJA CHAMPIONS JUVENTUS-AJAX/ Në Torino gjykon një francez, ja precedenti me “Zonjën e Vjetër”

Përsëri ata, e përsëri ai. Çerekfinalja e sotme ndaj Juventusit dhe Ajaksit na rikthen pas në kohë, por njëkohësisht fut në mes një njohje të të dyja skuadrave që do të duelojnë sot në tapetin e “Allianz Stadium”. Bëhet fjalë për Klemo Turpë, që këtë sezon ka drejtuar 29 ndeshje, pesë nga të cilat në Ligën e Kampioneve.

SHIFRAT – Në karrierë 36-vjeçari ka drejtuar 378 ndeshje, me një bilanc që flet për 1213 kartonë të verdhë të dhënë, të cilëve u shtohen edhe 31 ndëshkime me dy të verdha. Francezi nuk toleron lojën e rëndë, teksa njihet si një këshillues i mirë, mbi të cilin statistikat flasin për 129 penallti të dhëna dhe 74 përjashtime me karton të kuq. Duke u rikthyer te sfida e sotme, Turpë ka drejtuar Ajaksin në tri ndeshje, me holandezët që kanë dalë fitimtarë në vetëm një rast.

Një barazim dhe një humbje i shtohen bilancit me këtë arbitër. Hera e fundit për “harkëtarët” i përket sezonit të kaluar, kur në “Johan Krojf Arena” luhej Ajaks-Bajern i Mynihut. Sfida përfundonte në barazim 3-3. Juventusi nga Turpë është drejtuar vetëm në një ndeshje. Ishte sezoni 2017-2018 dhe “Zonja e Vjetër” luante në fushën e Sportingut të Lisbonës, me përballjen që përfundoi 1 me 1. Manxukiç dhe Kuadrado ndëshkoheshin me kartonë të verdhë, por sot asnjëri syresh nuk pritet të jetë mes titullarëve të formacionit bardhezi.

Related posts

Mina nuk mërzitet, punon fort dhe pret thirrjen e Valverdes

Sadik.Autor

Botërori 2018/ Si Nils Petersen rrezikoi seriozisht të mos grumbullohej me Gjermaninë

Sadik.Autor

VIDEO/ Juventus zhbllokon rezultatin ndaj Sassuolos, Alex Sandro autor i golit

Q.Autor

Leave a Comment