Futboll Premier League Sport

NDESHJA PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Portieri i “Bluve të Londrës”: Shanset për të qenë mes 4 skuadrave janë…

Skuadra e Chelsea ka shansin që të rikthehet sot në vendin e katërt në Premier League. “Blues” do të luajnë në fushën e tyre ndaj Burnley, me shpresën që të marrin 3 pikët. Një nga protagonistët e këtij sezoni është edhe portieri spanjoll Kepa Arrizabalaga.

Duke folur për këtë moment delikat të kampionatit, portieri 24-vjeçar tha: “Jemi të vetëdijshëm të situatës që është krijuar. Natyrisht që dëshironim që gjërat të ishin ndryshe në këtë moment të sezonit, por kemi ende mundësi ta mbyllim mirë”, tha Kepa.

“Kemi ende edhe 4 ndeshje për të luajtur në Premier League, ndaj shanset për të qenë mes 4 skuadrave të para dhe të kualifikohemi në Champions janë të mëdha. Kemi një ndeshje të vështirë në “Old Trafford” ndaj Manchester nited dhe ajo do të vendosë fatin tonë. Do të japim gjithçka për ta fituar atë sfidë”, tha portieri spanjoll.

Gjithsesi, Kepa beson se edhe triumfi në Europa League është i mundshëm për Chelsea. “Jemi në garë në dy fronte dhe kjo na motivon që të vazhdojmë të luftojmë. Do të ishte fantastike ta korrnim një trofe këtë sezon dhe kjo do të thotë të triumfojmë në Europë”, u shpreh Kepa Arrizabalaga.

Related posts

“QETËSI PAS STUHISË” TE APOLONIA/ Trajneri Çoçlli: Nuk jemi të pagabueshëm, reagojmë kundër Teutës

Delo.autor

“I INFEKTUAR NGA KORONAVIRUSI”/ Banderola “profetike” e tifozit të Katanxaros që po çmend Italinë

Delo.autor

LIVE/ Napoli-Inter, Icardi ngushton diferencën për “Zikaltërit”

Delo.autor

Leave a Comment