Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E YLLIT “ZIKALTËR” NË RREZIK/ Interi në mes dy zjarreve për paktin anti-Icardi, ja hipotezat

Beppe Marotta dhe Wanda Nara kanë lënë të kuptohet pak ditë më parë se vullneti i palëve ishte që të arrihej sa më shpejt të ishte e mundur një zgjidhje për një situatë që ka vënë në siklet të madh klubin zikaltër. Optimizëm, por vetëm me fjalë, realitet është ndryshe.

Pavarësisht kontakteve të vazhdueshme të javës së fundit, Mauro Icardi vazhdon të jetë një trup i huaj te ky Inter, që nuk ka ndërmend të bëjë asnjë hap mbrapa dhe t’i kthejë shiritin e kapitenit. Me pak fjalë, asnjë nga palët nuk është e gatshme t’i shkojë në ndihmë tjetrës.

Në mes të dy zjarreve është një ekip që nuk vdes nga dëshira për ta pritur me krahë hapur numrin 9-të (zërat për një pakt anti-Icardi, edhe pse të përgënjeshtruar zyrtarisht, kanë gjetur konfirmime), i cili ka një dëmtimi në gju që nuk e bind plotësisht klubin.

Sinjalet për një divorc në fund të sezonit janë gjithnjë dhe më të qartë. Me kalimin e ditëve rriten edhe shanset që Icardi të mos kthehet më në fushë. Një hipotezë që mund të kthehet në realitet në rastin e një operacioni në gju, me argjentinasin që do të mbyllte sezonin do ta shtynte problemin vetëm me disa javë.

Inter nuk ka ndërmend ta shesë lirë Icardi-n dhe këtë ia ka bërë të qartë Wanda-s, e cila po kërkon ta largojë nga Milano. Mundja e krahut vazhdon.

Related posts

Shtutgarti në ndjekje të Esat Malës së Partizanit

Sadik.Autor

KONFIRMOHET MARRËVESHJA/ Lojtari i Kombëtares transferohet në Serie A tek klubi…

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Partizani mposht me “TRIS” Bylisin në “Air Albania”

Delo.autor

Leave a Comment