Futboll Sport

ZYRTARE/ Barcelona shkarkon Valverden dhe emëron trajnerin e ri (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka zyrtarizuar tani në darkë shkarkimin e trajnerit Ernesto Valverde nga drejtimi i skuadrës.

Pas shumë orësh bisedime me përfaqësuesin e tij ligjor, më në fund klubi ka dalë me komunikatë duke bërë të qartë se ishte gjetur gjuha e përbashkët mes palëve.

“Marrëveshje mes Barcelonës dhe Ernesto Valverde për mbylljen e kontratës së tij si trajner i ekipit të parë. Faleminderit për gjithçka Ernesto, shumë fat në të ardhmen”, shkruhej në komunikatën e klubit.

Vetëm pak minuta më vonë, klubi zyrtarizoi edhe emri e trajnerit të ri.

Image

Ashtu siç pritej, ai do të jetë Kike Setien, i cili deri në vitin 2019 kishte drejtuar Betis Seviljen.

Klubi bëri të ditur se Setien kishte firmosur deri në qershorin e vitit 2022 me katalanasit.

© SYRI.net

Related posts

KAMPION I MADH/ Përmbytjet në Majorka: NADAL hap dyert e Akademisë për…

Isa.Autor

RIVER PO HUMBET DURIMIN/ “Los Blancos” i pavendosur, Interi mund të përfitojë një supertalent

Delo.autor

E BUJSHME/ Anglia e injoron, ylli i Chelsea-t është gati të ndërrojë kombësi

Delo.autor

Leave a Comment