Futboll La Liga Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ LIVERPOOLIT/ U ka premtuar tifozëve Championsin, ja sekreti i “Pleshtit”…

Lionel Messi do të luajë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit më i freskët se kurrë. Menaxhimi i Valverdes ka bërë që t’i kursejë “Pleshtit” 870 minuta, ndërsa 360 të tjera i ka pushim prej dëmtimit. Duke e krahasuar me sezonet e mëparshme, ky është viti ku kapiteni i Barcelonës ka luajtur më pak dhe ka pushuar më shumë. Nga 54 ndeshjet zyrtare që Barcelona ka zhvilluar deri tani, Leo ka qenë 38 herë si titullar.

mesi

Kjo është shifra më e ulët e tij që nga sezoni 2008-2009. Fakti që hoqi dorë nga miqësoret me kombëtaren e Argjentinës, e ka ndihmuar më shumë për të pasur vazhdimësi dhe një formë fizike më të mirë. Në sezonin 2018- 2019, Leo nuk ka qenë prezent në 9 ndeshje, katër për dëmtimin që pësoi ndaj Sevijes (Inter, Real Madrid, Rajo Vajekano dhe Kultural Leonesa) dhe 5 të tjera për zgjedhje teknike (Inter, Kultural Leonesa, Levante, Sevija dhe Hueska).

Në shtatë të tjera, Ernesto Valverde e ka aktivizuar si zëvendësues (27 minuta me Totenhemin, 27 minuta me Realin, 26 me Leganesin, 29 me Vijarealin, 29 me Alaveshin dhe 45 me Levanten). Në total, janë 16 ndeshje që Mesi nuk i ka luajtur me minutazh të plotë ose të reduktuar. Ky është sezoni ku sulmuesi argjentinas ka luajtur më pak (38 ndeshje), 10 më pak sesa në vitin e parë me Valverden (luajti 48) dhe tri më pak sesa vitet me aktivizimin më të ulët në karrierë (41 ndeshje në sezonet 2008-2009 dhe 2014-2015). Sekreti i Mesit duket se është pushimi… Jo vetëm, sepse është më i karikuar se kurrë për të fituar Ligën e Kampionëve dhe për të bërë tripletën këtë vit me katalanasit.

Mesi

PREMTIMI – Të gjithë gazetarët ishin të interesuar për të marrë përshtypjet e para të Mesit pas fitores së titullit kampion në Spanjë, por Leo i refuzoi të gjitha intervistat. Dëshiron të flasë në fushën e lojës ditën e nesërme dhe u ka kërkuar shokëve të tij që të jenë të kujdesshëm në deklaratat që do të bëjnë. Champions-i është objektivi i rëndësishëm i këtij viti, përmes të cilit do të arrihet te tripleta. “Kur Mesi tha në fillimin e sezonit që do të fitonim Champions-in, ne filluam ta vinim në lojë dhe të bënim shaka me të. Duhet të na japësh Champions-in, sepse na e ke premtuar”, tregon Luis Suarez për mediat katalanase.

Related posts

PARTIZANI – KUKËSI/ “SHPËRTHEN” gazetari, Dritan Laçi: Më ngjau me një ceremoni funebre

Isa.Autor

RRËFIMI I RRALLË/ “Madonna më ofroi 20 milionë dollarë për ta lënë shtatzënë”

F.autor

HIDHET POSHTË IDEJA E SHKËMBIMIT ME CR7/ Icardi i mbyll derën Juventus: Forca Paris (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment