Futboll Seria A Sport

ZBULON PRAPASKENAT E BOTËS SË FUTBOLLIT/ Fabio Capello rrëfen: Ju tregoj 3 më të mirët e historisë

Fabio Kapelo ka stërvitur futbollistët më të mirë e planetit. Në një intervistë të dhënë së fundmi, “Don Fabio” ka rrëfyer disa nga prapaskenat e botës së futbollit. Ai ruan elozhe për Kasanon, por tregon edhe si Ronaldo përfundoi te Milani.

“Kasano ishte një talent që e humbi rrugën për arsye të tejra. Kur u largua nga Roma humbi gjithçka. I ngjasonte shumë Saviçeviçit dhe nuk arriti t’i kuptonte vlerat e tij. Kishte mundësinë të bëhej nga lojtarët më të mirë në botë, kishte shpejtësi dhe forcë fizike”, komenton fillimisht Kapelo.

“Në Madrid gjeta Ronaldon, që ishte bullafiqi i madh dhe Kasanon që ishte bullafiqi i vogël. Berluskoni më telefonoi dhe më pyeti për Ronaldon. I thashë se peshonte 84 kilogramë dhe e kishte mendjen te ushqimi dhe modelet seksi. Berluskoni më falënderoi dhe të nesërmen firmosi me të”

Kur është pyetur për lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, Kapelo ka dhënë 3 emra. “Për mua Van Basten, Maldini dhe Barezi meritonin të fitonin “Topin e Artë”. Sot skuadrat fitojnë me skema dhe ide. Ka trajnerë me ide në Itali, por jemi në një fazë ku jemi ende pasues të Barcelonës së Guardiolës. Kohët e fundit kam parë 2 ekipe të luajnë mirë në Itali, Atalanta dhe Lacio”

Related posts

Higuan shpalos objektivin: Ja çfarë dua të arrij me Juventusin

Sadik.Autor

Kombëtarja e femrave nis grumbullimin për Poloninë, ja lista e Grimës

Sadik.Autor

DRAMË NË “OLD TRAFFORD”/ Man United pëson humbjen e parë në Premier League

F.autor

Leave a Comment