Futboll La Liga Sport

NGA FAVORITI NË CHAMPIONS TEK KRAHASIMI MESSI-CR7/ Capello: Është një nga favoritët kryesorë, me atë në sulm…

Fabio Capello ka marrë pjesë në Kongresin Botëror të Futbollit, ku ka diskutuar për rolin udhëheqës të trajnerit në këtë sport. Aty i është përgjigjur edhe interesit të gazetarëve, si një prej emrave më të mëdhenj të trajningut botëror.

Sezoni i Real Madridit – “Unë gjithmonë e them se Real Madridi dhe Barcelona i fillojnë ndeshjet 1-0. Pra, nëse doni t’i mundni ato, ju duhet të shënoni të paktën dy gola. Gatë këtij sezoni, te Real Madridi nuk ka funksionuar kjo gjë, e ka filluar nga 0-0, si gjithë të tjerët. Ka pasur shumë vështirësi. Tani po shohim se çfarë po ndodh me Cristiano Ronaldon te Juve. Me yllin portugez përballë, mbrojtjet rivale të Real Madridit ishin shumë të frikësuara. Tani, jo”.

Transferimet te Real Madridi – “Kjo është diçka, që Zidane e di më mirë. Duhet pyetur ai për përforcimet në verë. Janë tre lojtarë të mirë, me të cilët mund të nënshkruhet. Drejtuesit e Realit e dinë mirë se kush janë ata”.

Juventusi, favorit në Champions – “Është një nga favoritët kryesorë, me Ronaldon në sulm. Pret të shërohet edhe një lojtar i madh dhe i rëndësishëm në mbrojtje, si Chiellini. Vlerë të shtuar konsideroj edhe Emre Can. Për mua, favorit është edhe Manchester City, edhe pse në këtë kompeticion nuk po luan njësoj si në Premier League”.

Krahasimi Messi-CR7 – “Të dy janë lojtarë të mëdhenj. I pari është gjeni, tjetri shumë i madh”.

Zidane – “Nuk kam qenë shumë i habitur, në të vërtetë, kur mora vesh rikthimin e tij në stolin e Realit. Unë mendoj se tani ka më shumë fuqi se herën e parë. Florentino ia ka kërkuar që të kthehet, i bindur se tani mund të bëjë po aq mirë, apo më shumë”.

Related posts

Ze Maria i dha “OK” presidentit Halili, zbulohet shuma që do përfitojë tekniku brazilian

Sadik.Autor

KALIMI I LUKAKUT TEK CHELSEA/ Legjenda e Interit: Nga këto dy shenja e kuptova se do të nisnin vuajtjet…

Delo.autor

BOMBA E DITËS/ Tottenham sfidon superfuqitë e futbollit për “YLLIN” portugez

Isa.Autor

Leave a Comment