Futboll

Vazhdon të luhet “vaterpolo” në futbollin shqiptar, çfarë turpi!

Ndeshja ndërmjet Veleçikut dhe Spartakut të Tiranës e vlefshme për Kategorinë e Dytë përfundoi me rezultatin  2-0 në favor të vendasve.

Rëndësia e takimit, madje as rezultati i saj, nuk besojmë se mund të ngjallë interes te ndonjë, por fusha që është luajtur ndeshja fitoi vëmendje kryesore. Siç shihet dhe në foto, terreni është tejet i ngarkuar që në startin e sfidës.

Gjyqtari i takimit me siguri nuk e ka bërë provën e topit me 3 herë, pasi përndryshe ndeshja nuk do të zhvillohej për shkak të kushteve skandaloze që ofronte terreni i stadiumit të Veleçikut.

Takimi i luajtur në Koplik me siguri që i ngjante më shumë sportit të vaterpolos se sa një ndeshjeje të mirëfilltë futbolli. Kur pamjet tregojnë një gjendje të tillë në momentin që sfida ishte në fillim të saj, nuk imagjinohet se si është bërë në fund të takimit.

Korrespondenti ynë në Koplik rrëfen me seriozitetin maksimal se në fundin e sfidës 2 lojtarë të Veleçikut dhe 3 të Spartakut të Tiranës humbën, pasi nuk dalloheshin nga balta. Në fakt, ai harroi që sot jemi më 2 prill dhe jo më 1, por ç’rëndësi ka kjo… Në këtë ndeshje shihet qartë që vetëm me futboll nuk kemi të bëjmë.

Related posts

“DO TË KEMI DISA LAJME EMOCIONUESE SË SHPEJTI”/ Florian Marku karikon fansat e zjarrtë

Delo.autor

TURQI-SHQIPËRI/ Statistikat japin shpresë për kuqezinjtë, zbulohet premio në rast fitoreje

Delo.autor

KALLAKU NUK BËN EFEKT/ Lokomotiva Zagrebit nuk i ngjan aspak ekipit të sezonit të kaluar

Delo.autor

Leave a Comment