Futboll Seria A Sport

NGA ICARDI TEK JUVENTUSI/ Radja Nainggolan “THUMBON”: Kurrë nuk kam pasur interes për…

Interi ka nevojë për të bërë paraqitje maksimale në fazën finale të këtij sezoni. Kjo është vendimtare, që zikaltrit të kthehen përsëri në Ligën e Kampionëve. Radja Nainggolan nuk ka qenë në gjendje të japë 100% për shkak të lëndimeve të vazhdueshme. Mesfushori belg ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”.

Fillimisht e vlerësoi të ashpër luftën për Europën, deri në fund: Muajin e fundit kemi gabuar kundër Lazios, një ndeshje që, nëse e fitonim, do të na çonte në +8 pikë nga të tjerët. Tani jemi +5 pikë dhe, nëse bëjmë një tjetër gabim, rrezikojmë të jemi përsëri “sup më sup” me atë që na ndjek. Prandaj, për të qenë të sigurt, duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura”.

Në operacionin që e dërgoi Nainggolan tek Interi u përfshi edhe Zaniolo. Ky i fundit, ndoshta papritur, shpërtheu te Roma dhe konsiderohet keqardhje e madhe për klubin zikaltër: Për mua nuk është problem, sepse të gjithë kanë karrierën e tyre. Kam luajtur 10 vite në nivele të larta, 9 prej tyre mjaft mirë dhe këtë sezon kështu siç e shihni.

Zaniolo ka luajtur 20 ndeshje në Serie A, 18 prej të cilave mjaft mirë. Është normale që të flasim mirë për të rinjtë, të cilëve tani iu shërbehet gjithçka në një pjatë argjendi, ndërsa më përpara, një djalosh duhej të demonstronte shumë më tepër, edhe në Serie B. Jam i lumtur për të dhe i uroj më të mirën, sepse nuk jam ziliqar për askënd. Është e lehtë të bësh një sezon të mirë, por le ta shohim në 10 vite…”

Nainggolan-it nuk i mungon antipatia e ndjerë për Juventusin. Pyetjes se kush preferon të humbasë mes bardhezinjve dhe Romës, i jep përgjigje të qartë: Të gjithë jetën kam qenë anti-Juventus. Kjo është një gjë e njohur… Të qenit subjekt i koreve negative (iu referohet atyre të tifozëve të Juventusit) më jep një ndjenjë krenarie.

Ka kaq shumë lojtarë që, kur dëgjojnë se Juventusi i dëshiron ato, menjëherë thonë po, sepse e dinë se fitojnë atje. Kurrë nuk kam pasur interes për të shkuar në Torino. Preferoj më mirë të fitoj një trofe si protagonist dhe jo disa kampionate, duke luajtur vetëm 10 ndeshje”.

Rasti i Icardi e kushtëzoi periudhën e fundit të Interit. Belgu ka mendimin e tij në këtë pikë: “Gjithkush në një skuadër futbolli është i rëndësishëm, por askush nuk është thelbësor. Mauro është i fortë, por kemi edhe një sulmues të madh (Lautaro), i cili ka luajtur shumë mirë, kur i është dhënë mundësia. Ai është i destinuar të ketë një të ardhme të madhe. Icardi kishte probleme me dikë, i takonte atij t’i zgjidhte ato”

Related posts

Policia mesazh tifozve të Liverpoolit: Do t’ju burgosim po përdorët mjetet piroteknike

Sadik.Autor

NGA E ARDHMJA E TIJ TEK RIKTHIMI NË FUSHË/ Pogba: Kjo gjë më ka treguar se sa shumë e dashuroj futbollin!

Delo.autor

RIVALITET I PËRJETSHËM/ Federer: Nuk e prisja, Nadal nuk më ftoi në dasmë por unë…

F.autor

Leave a Comment