Futboll La Liga Sport

18-VJEÇARI NDEZ “EL CLASICO” NË MERKATO/ Real Madridi në garë për shërbimet e talentit të “Katalanasve”…

Takefusa Kubo është lojtari që ka ndezur një “El Calsico” në merkato mes Barcelonës dhe Real Madridit.

18-vjeçari është nga Japonia dhe në vitin 2015 ka qenë pjesë e akademisë U17 të Barcelonës. Mirëpo rregullat e FIFA-s nuk e lejuan të vijojë karrierën në Europë, pasi nuk mund të firmoste një kontratë pa u bërë 18 vjeç, për këtë Kubo u kthye edhe një herë në Japoni, sipas informacioneve të gazetës “Marca”.

Tani që ka mbushur moshën madhore për të firmosur një kontratë, ishte menduar se rikthimi në Katalonjë do të ishte i sigurt, por planet kanë ndryshuar tani.

Real Madrid është futur në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit të talentuar, shkruan “Mundo Deportivo”, i cili këtë sezon është pjesë e FC Tokyo, ku ka luajtur në 6 ndeshjen në J1-League 2019 të kampionatit elitar japonez dhe ka dhënë edhe një asist.

Për të marrë shërbimet e Kubo është zgjuar edhe interesi i PSG-së dhe tani Barcelona e ka të vështirë të mbyllë e qetë një marrëveshje thuajse formale, duke qenë se plani ishte që lojtari të kthehej në Japoni dhe sapo të mbushte moshën të kthehej sërish tek Barça.

Related posts

REKORDI/ Chiellini gati të shkruajë historinë e Juventusit, në rast suksesi ndaj Sampdorias!

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Policia në LA: Në helikopter ishin 9 persona

F.autor

TRAJNERI I BRAZILIT/ Tite: Iu tregoj futbollistin më të mirë në historinë e futbollit!

Delo.autor

Leave a Comment