Ekskluzive Gossip

NGA MESSI TEK RONALDO/ Futbollistët që kanë dhe duan shumë fëmijë (FOTOT)

Prej disa javësh, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, po përfliten se do të bëhen prindër për herë të pestë. Megjithatë, Georgina i mohoi këto lajme, duke thënë se ende nuk e ka marrë veten nga shtatzënia e fundit dhe se ata janë shumë të lumtur me 4 fëmijët e tyre, me të cilët pozojnë shpesh nëpër rrjete sociale.

Gjatë një interviste për mediat e huaja, partnerja e futbollistit ka rrëfyer mometet e para gjatë njohjes së çiftit, kur ajo ishte një asistente në dyqanin e “Gucci-t” në Madrid.  25-vjeçarja ka treguar se gjithçka mes tyre ka lindur shumë spontanisht dhe nuk i është dashur të përpiqet për t’i rënë në sy yllit të futbollit. Prej asaj dite çifti ka katër fëmijë, duke krijuar keshtu një familje të madhe.

Por nuk janë të vetmit, duke permendur ketu edhe Lionel Messin apo Wayne Rooney.

AlpeNews.Al ju sjell disa futbollistë që kanë familje të madhe me shumë fëmijë.

Leonardo Bonucci

Qendërmbrojtësi italian i Juventusit u bë baba për herë të tretë, erdhi në jetë vajza e tij, të cilën Leo dhe bashkëshortja e tij, vendosën ta quajnë Matilda. Lajmin e ka dhënë vetë Leonardo Bonucci nëpërmjet rrjeteve sociale, ku falënderoi bashkëshorten e tij, ndaj të cilës nuk i kurseu komplimentet për forcën dhe durimin e treguar.

Lionel Messi

“Jashtëtokësori” i Barcelonës ka bërë me dije se bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë djalin e tyre të tretë. Përmes një fotoje emocionuese, teksa Leo Messi shihet duke mbajtur dorën e të birit, ai shkruan se edhe bashkëshortja edhe djali gëzojnë shëndet të plotë. “Mirë se erdhe Ciro!! Falë Zotit çdo gjë shkoi mirë. Edhe mamaja edhe ai janë shumë mirë. Jemi shumë të lumtur”, ka shkruar ai në diçiturën e fotos, të publikuar në Instagram.

Cesc Fabregas
Futbollisti i njohur Cesc Fabregas përjetoi një ditë shumë të veçantë. Kjo se, ai u bë baba i një djali dhe lindja e tij e ka gëzuar atë tej mase. Cesc publikoi një fotografi në faqen e tij në Facebook ku bashkë me fansat e tij ndau gëzimin dhe ka tregoi foton e parë të djalit të tij. Leonardo Fabregas Semman u quajt biri i tij. Kujtojmë që Fabregas ka dhe dy vajza.

Gareth Bale

Futbollisti i njohur Gareth Bale, bëhet baba për herë të tretë. Pas dy vajzash, partnerja e tij Emma Rhys-Jones, solli në jetë një djalë. Me anë të një postimi në Instagram, Bale ka dhënë lajmin e mirë. “Ne jemi të lumtur të mirëpresim një djalë në familjen tonë këtë mëngjes. Axel Charles Bale 08.05.18”-ka shkruar në rrjetin social futbollisti. Janë bërë gati 10 vjet që Gareth Bale është i lidhur me partneren e tij, dhe sipas mediave spanjolle pritet të martohen këtë vit. Deri në martesën e tyre, Bale do ta shohim në finalen e Champions League, ku Real Madrid do të përballet me Liverpool me 26 maj në Kiev.

Wayne Rooney

Mesfushori i njohur Wayne Rooney mori lajmin e bukur nga bashkëshortja e tij, Coleen Rooney. Futbollisti anglez u bë baba për herë të kartërt. Lajmin e madh e komunikoi vetë bashkëshortja e Rooney-t. Ajo shpërndau një foto, ku si diçiturë shkruan: ” “E lumtur ta mirëpres djalin e katërt… Cass Mac Rooney”. Nga statusi i Coleen kuptohet se anëtari më i ri i familjes është quajtur Cass Mac dhe është fëmija i katërt pas Kai, Klay dhe Kit.

Sergio Ramos

Fëmija i tretë i yllit të Real Madrid ka ardhur në jetë. Bëhet fjalë për Sergio Ramos, i cili është bërë baba për herë të tretë dhe lajmin e mirë ai e ka ndarë me fansat e tij në rrjetin social Twitter. Bashkëshortja e yllit të futbollit është Pilar Rubio, ndërsa Sergoi ka ndarë me fansat edhe emrin e djalit të tij që është Alejandro. Në Twitter Sergio, ka postuar një foto të foshnjes dhe moderatores në dhomën e spitalit, krah së cilës shkruan: “Me gëzim të madh ne ju prezantojmë me Alejandro. Ai ka lindur në orën 18:24 dhe peshonte 3.1kg. Mami dhe fëmija janë të mirë. Ju falenderoj. Ju dua”. Futbollisti 31-vjeçar dhe bashkëshortja e tij, Pilar, janë lidhur së bashku që në shtator të vitit 2012 tashmë kanë dy djem së bashku.

 

Related posts

UDHËTIME ME AVIONË PRIVATE/ Ka edhe një garë “ajrore” mes futbollistëve… Ja kush e fiton (FOTO)

Delo.autor

(VIDEO) Tifozi i verbër që po bënë xhiron e botës

Redaktor1

KARTOLINA NGA ISHULLI FERNANDO/ Trapp e Goulart nxjerrin në pah trupin për të uruar Krishtlindjen fansave të tyre (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment