Futboll La Liga Sport

DEKLARATA NË PRAG TË SUPERSFIDËS/ Valverde: 3 pikët janë thelbësore, me një fitore mund të…

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde paralajmëroi ekipin e tij në prag të supersfidës ndaj Atletico Madrid, në program për ditën e shtunë.

“3 pikët janë thelbësore. Me një fitore mund të shtojmë epërsinë piëkrisht ndaj ndjekësit më të afërt, Colchoneros. Deri kur të kemi sigurinë matematikore, nuk mund të flasim për titullin kampion, edhe në rast fitore ndaj Atleticos”, paralajmëroi tekniku i katalanasve.

“Dembele? Sigurisht nesër do të jetë jashtë, madje nuk di as nëse do të jetë në dispozicion për ndeshjen e Champions League të mërkurën”, deklaroi Valverde.

“Umtiti dhe Rakitic largohen në verë? Sezoni nuk ka përfunduar ende, kam besim te të gjithë. Nesër luajmë në La Liga, më pas në Champions dhe Kupën e Mbretit. Boateng? Është e vërtetë që po luan pak, por ishim të qartë që në fillim. Erdhi këtu për të na dhënë një dorë”, përfundoi tekniku i Barcelonës, Ernesto Valverde.

Related posts

I JEP FUND POLEMIKAVE PËR TË ARDHMEN E BOMBERIT POLAK/ Oliver Kahn: Lewandowski është i paprekshëm

Delo.autor

Lukaku i pakënaqur te Manchester United, shkak është Ibrahimoviç

Delo.autor

Sonte një finale mes Lazios dhe Interit, bardhekaltërit duan të heqin “tradhëtarin”

Sadik.Autor

Leave a Comment