Futboll Seria A Sport

NIS REVOLUCIONIN “ZIKALTËR” NGA THEMELET/ Marotta gati 60 milionë euro për dy yjet e Premier…

Pas interesimit të shfaqur kohët e fundit ndaj mesfushorit gjerman Ilkay Gundogan, skuadra e Interit po mendon të sjellë në Milano edhe një tjetër lojtar të Manchester City. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë, brazilianin Danilo.

Të dy lojtarët duket se nuk do të luajnë për kampionët e Premier League sezonin tjetër, ndaj largimi i tyre është shumë pranë. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, klubi italian ka gati një ofërtë për të marrë të dy lojtarët: 60 milionë euro.

Kontrata e Gundogan me Manchester City skadon pas një viti, por ai nuk do ta rinovojë atë. Ndaj mesfushori 28-vjeçar mund të largohet për 25 milionë euro. Ndërsa kontrata e brazilianit Danilo, 27 vjeç, skadon në vitin 2022, por ai nuk është aktivizuar shumë këtë sezon nga trajneri Guardiola. Ndaj ai po sheh për një skuadër të re, ku mund të luajë më shpesh.

Beppe Marotta, drejtori sportiv i Interit ka nisur kontaktet e para me skuadrën e City, duke ofruar 60 milionë euro për dy lojtarë që janë në kulmin e karrierës së tyre. Ardhja e tyre do të ishte një përforcim i rëndësishëm për Interin, që synon të rikthehet protagonist në Serinë A.

Related posts

Ancelotti e tepron me parashikimin e ndeshjes Milan- Juventus

Sadik.Autor

Greca nderon Tiranën në Berat, përplasje mes tifozërive

Sadik.Autor

Tare gjen te Barcelona, pasuesin e Milinkoviç-Saviç

Sadik.Autor

Leave a Comment