Futboll Ligue 1 Sport

PO KALON MOMENTE TË VËSHTIRA TEK PSG/ Neymar godet tifozin pas humbjes së Kupës (VIDEO)

Neymar nuk po kalon momente të mira te PSG dhe situata te kampionët e Francës nuk është e qetë, pasi sezoni mund të quhet i dështuar, përtej triumfit në Ligue 1. Champions League mbetet një mollë e ndaluar, ndërsa të shtunën humbën dhe finalen e Kupës ndaj Rennes. Ylli brazilian i ekipit u rikthye si titullar pas 3 muajsh, nuk dha asnjë asist dhe shënoi një gol të bukur, por mbeti për statistikë.

Në momentin që skuadra parisiene po kalonte për të marrë medaljet e vendit të dytë, një tifoz po tallej me lojtarët e PSG-së dhe i fyente me radhë. “Racist”, – i thotë Verratit, ndërsa nuk munguan sharjet as për Neymarin, me telefonin që i drejtohej në fytyrë.

Neymar nuk duroi dhe reagoi menjëherë ndaj tifozit, madje u kap dhe me duar, duke e goditur lehtë. U desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për ta larguar.

Related posts

Strakosha vendimtar përballë Milanit

Q.Autor

CELTA VIGO-BARCELONA/ Pas një aksioni model, Aspas ndëshkon “Katalanasit” me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Merr fund dilema/ Marouine Fellainin vendos për të ardhmen

Sadik.Autor

Leave a Comment