Futboll La Liga Sport

NJË KATASTROFË NË TË GJITHA FRONTET/ Ja rekordet negative që mund të thyejë Real Madridi

Reali i Madridit nuk kishte bërë, pothuajse, kurrë me keq se sa ky sezon. Një katastrofë në të gjitha frontet, dhe mediat po e quajnë si efekti Ronaldo.

Që tek posti i trajnerët, madrilenët e kanë ndërruar tre herë timonierin. E nisën me Lopetegiun, më pas në mesin e sezonit u vu Solari, dhe tashmë rikthimi i Zidan.

Pëson mesatarisht 1.24 gola në ndeshje vetëm në kampionat, ndërkohë ka pësuar edhe 10 në Champions league, me një mesatare 1.25 gol të pësuar për ndeshje. Ndërkohë, në total, në 49 ndeshje, ka pësuar 60 gola.

Ndaj Valencias erdhi humbja e 15-të këtë sezon, 9 në La Liga, 3 në Champions, 2 në Kupën e Mbretit dhe 1 në Superkupë. Herën e fundit që pësonte 15 humbje, ishte sezoni ’93-’94, dhe kampionatin e patën mbyllur në vendin e katërt.

Por, ka ende vend për të bërë më keq. Mbeten edhe 8 ndeshje nga mbyllja e sezonit, dhe nëse bëjnë 4 humbje, do barazonin rekordin e 1985, me 19 humbje, por në atë sezon ia dolën të fitonin në UEFA Cup ndaj Videotonit.

Reali kurrë nuk ka qenë më shumë se 17 pikë larg Barcelonës. Për momentin diferenca është 13, por mund të shtohet nëse vazhdojnë me humbje. Të gjithë këto, qofshin me lidhje direkte apo jo, në sezonin e parë që nga largimi i Kristiano Ronaldos nga shtëpia madrilene.

Related posts

KRISJE TEK LIVERPOOL/ Trajneri Klopp i kërkon t’i japë dorën yllit Mane por sulmuesi… (VIDEO)

Delo.autor

Çmendet Murinjo? Trajneri ka gati 300 milionë për “trurin” e Gjermanisë

Sadik.Autor

NUK “FSHIHET” MË/ Allegri e pranon: Juventusi synon të fitojë gjithçka në sezonin e ri

Sadik.Autor

Leave a Comment