MMA Sport

SHOKON BOTËN/ Dustin Poirier mposht McGregor me “KO” në raundin e dytë (VIDEO)

Dustin Poirier fitoi me KO teknik në raundin e dytë duelin ndaj Conor McGregor në eventin UFC-257 zhvilluar sot në Abu Dhabi, një rezultat befasues. Një sfidë të cilën irlandezi ishte duke e dominuar, por një moment ai humbi përqendrimin dhe Poirier arritri ta godasë fort në fytyrë dhe ta hedhë në tapet.

Një hakmarrje kjo për amerikanin për humbjen e disa viteve më parë dhe tashmë rezultati i përballjeve direkte është 1-1. Për Poirier kjo është fitorja nr.27 në karrierën e tij (edhe 6 humbje e 1 duel pa rezultat), ndërsa për McGregor kjo ishte humbja e 5-të në karrierë (edhe 22 fitore).

Dueli nisi më mirë për McGregor, që pati dominimin e tij në raundin e parë edhe pse Poirier përpiqet të imitojë Khabib me kapjet e tij. Të dy sportistët përdorin grushtet, por irlandezi duket disi më superior. Edhe në raundin e dytë e njëjta pamje, por në mesin e tij ndodh surpriza.

Poirier gjen fytyrën e McGregor me disa grushte radhazi, duke e hedhur në tapet të gjakosur dhe detyruar gjyqtarin të ndalë sfidën. Qetësi në sallë, ku kishte mjaft shikues, që nuk u besonin syve nga kjo fitore e Poirier. Në fund, McGregor përgëzon fituesin, duke lënë të hapur mundësinë për një përballje të tretë mes tyre.

Related posts

CARABAO CUP/ Liverpool tallet me Lincoln, Shaqiri gjen golin. City fiton me vuajtje

Delo.autor

Juventusi “i ri” zbret në fushë, Emre Can bie në sy, por edhe disa të rinj!

Isa.Autor

BAYERN NISI VITIN 2021 ME PËRMBYSJE TË “ÇMENDUR”/ Trajneri Flick: Flemë gjumë në pjesët e para

Delo.autor

Leave a Comment