Futboll Premier League Sport

NJË NDESHJE E VËSHTIRË/ James Milner vulos fitoren për Liverpoolin dhe e kthen në krye të renditjes

Liverpool ka bërë detyrën ndaj Cardiff duke fituar me rezultatin 2-0 në Cardiff City Stadium.

Ishte një ndeshje më e vështirë sesa ishte parashikuar ndaj një prej skuadrave që me shumë mundësi do të zbresë në kategorinë e dytë.

The Reds e kishin shumë të vështirë të krijonin hapësira ndaj një skuadra e cila mbrohej mirë dhe me shumë lojtarë. Gjithsesi, mundësitë nuk munguan, por duhej pritur minuta e 57 për golin e parë të shënuar nga Wijnaldum.

Në minutën e 81’ James Milner vulosi fitoren për miqtë të cilët tani rikthehen në krye të renditjes me dy pikë më tepër se Manchester City, që ka një ndeshje më pak.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Arrihet marrëveshja, ylli i Manchester United do të transferohet në La Liga

Delo.autor

E TRISHTË/ Covid-19 i merr jetën Viron Toskës, trajnerit të mirënjohur vlonjat të basketbollit

Delo.autor

E BUJSHME/ Alexis Sanchez zbulohet… aktor. Sulmuesi i Inter debuton në filmin…

Delo.autor

Leave a Comment