Futboll Seria A Sport

Ishte heroi i Danimarkës, tani kërkohet nga Roma dhe Chelsea

Chelsea dhe Roma pritet të garojnë për firmën e portierit të Leicester City, Kasper Schmeichel. Dy klubet janë në kërkim të një portieri të ri teksa Courtois dhe Alisson mund të largohen këtë verë.

Të dy portierët, si ai i Chelsea-t ashtu edhe ai i Roma-s kërkohen nga Real Madrid, por Alisson kërkohet edhe nga Liverpool.

Schmeichel konsiderohet si një nga portierët më të mirë në Premier League, dhe Blutë janë duke iu afruar zyrtarizmit të trajnerit të ri Maurizio Sarri dhe do të testojnë njëherë vullnetin e Dhelprave për portierin, sipas Sky Sports.

Roma gjithashtu mund të gjendet pa një portier këtë verë dhe danezi 31-vjeçar do të ishte një pasardhës potencial.

Ai shkëlqeu me vendin e tij në Botëror, ku megjithëse u eliminua nga Kroacia, tregoi nivel të lartë sidomos në pritjen e penalltive.

Related posts

DUELI ME MILANIN/ Spalletti: S’kam frikë për asgjë, ky derbi është për historinë

Isa.Autor

VAZHDON KOLAPSI TEK REAL MADRIDI/ Trajeneri Solari drejt shkarkimit, ja kush i zë vendin

Delo.autor

DUAN TA JOSHIN/ Ja plani i fundit i SARRIT për ta mbajtur në ekip HAZARDIN…

Isa.Autor

Leave a Comment