Futboll La Liga Sport

NUK NDALEN ME PËRFORCIMET/ Juventus shënjestron mesfushorin 22-vjeçar të gjigantit spanjoll…

Juventus vazhdon të shohë për alternativa te skuadra e Real Madrid dhe sipas “El Chiringuito”, bardhezinjtë kanë shënjestruar mesfushorin Dani Ceballos. 22-vjeçari, 35 ndeshje e 5 gola me skuadrën “merengues” në dy sezonet e fundit, shihet si një alternativë e rëndësishme për mesfushën e Juves.

Për këtë arsye, drejtori sportiv Fabio Paratici, ka nisur të mbledhë informacione për lojtarin edhe pse për të siguruar transferimin e tij në Torino do të jetë e vështirë. Klubi madrilen e konsideron si shumë të rëndësishëm lojtarin, që ka një kontratë deri në vitin 2023 me Realin.

Juventusi është gati të paguajë rreth 25 milionë euro për të blerë kartonin e Ceballos, pas këshillës që ka marrë nga Cristiano Ronaldo. Kjo shumë pritet të bindë skuadrën “los blancos” për të lënë të lirë lojtarin.

Related posts

ISHTE PRANË KALIMIT TEK CHELSEA/ Ylli francez i fik telefonin trajnerit dhe drejtorit teknik të skuadrës

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Partizani: Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë ndryshime (VIDEO)

Isa.Autor

“SENSIBILIZUAN MBARË GLOBIN”/ “Shqiponja” zgjidhet fjala e vitit në ZVICËR

Isa.Autor

Leave a Comment