Futboll Seria A Sport

PARA NDESHJES INTER-JUVENTUS/ Panuçi “këshilla” Icardit: Nëse ai shkon tek “Zonja e Vjetër” duhet të…

Kristian Panuçi pas largimit nga Shqipëria ka nisur punë si opinionist në studio televizive. Tekniku ka folur për “Rai Sport” në prag të takimit mes Interit dhe Juventusit. Ai ka komentuar edhe situatën e kampionatit italian, por nuk mund të shmangej tema e Ikardit.

“Nëse ai shkon te Juventusi duhet të largohet dikush. Bardhezinjtë kanë më shumë futbollistë seç duhet në atë repart. Në moshën 20 vjeçare ai shënonte shumë gola. Me Spaletin si trajner është e vështirë të qëndroje te Interi. Gruaja e tij flet sumë, kjo nuk e ndihmon. Spaleti është trajner i mirë dhe duhet të kuptosh se çfarë ndodh aty. Trajneri ndryshon diçka nëse ka probleme në dhomat e zhveshjes, por nëse të gjithë janë me të, atëherë nuk ka problem”, u shpreh Panuçi.

Related posts

LIVE/ Torino-Milan, Starton sfida

Delo.autor

SHERRI ME “MBRETIN EGJIPTIAN”/ Flet Sadio Mane: Ndonjëherë është mirë që gjërat të thuhen sy në sy

Delo.autor

“KAM NJË GRUP DJEMSH QË MË KUPTOJNË…”/ Konte: Nuk ka nevojë të presim 9 muaj, për të parë…

F.autor

Leave a Comment