Futboll Seria A Sport

“QESHNI TANI, MË VONË DO TË QESH UNË”/ Kështu nisi profecia për “pistoletën” polake

E bëri sërish! Po, po, e bëri dhe nuk i mori leje askujt. As Cristiano Ronaldos, as Mauro Icardit, as Higuainit, apo Edin Dzekos. E bëri sepse atë profesion ka: ta shtyjë topin në rrjetë. “Shumë shpejt do të vlejë miliona euro. Kohë më parë thashë se klubet e mëdha do të bënin mundje dore për ta marrë, disa nisën të qeshnin nën zë… i pres shumë shpejt ata persona, shumë shpejt!”.

Me këto fjalë, një vit më parë, Michal Probierz, në atë kohë trajneri i KS Cracovias, sponsorizoi një farë Krysztof Piatek, që pikërisht sezonin e shkuar me klubin polak shënoi 22 gola.

Të dëgjosh sot ato fjalë që u thanë dikur për të, duket se ecuria e të riut polak që Genoa pagoi vetëm 5 mln euro, po kalon pritshmëritë.

Italisht ende nuk ka mësuar, por sa bukur flet në fushë. Me gola. 9 në katër ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë. Një mesatare e frikshme.

Do ju duket e çuditshme por nuk është kjo gjëja që ka befasuar nga ai… Të shënosh është profesion, ta bësh si profesionist është diçka që rrallë gjendet. i ftohtë, i pamëshirshëm dhe një kohë mendimi e frikshme.

Të duket sikur bindja dhe besimi që ka brenda tij është diçka që askush nuk mund ta heqë. Nuk e tremb asgjë. Ta shohësh në fushë është një kënaqësi, te Genoa e kanë kuptuar dhe do të përpiqen ta mbrojnë nga çdo gjë. Piatek është thesari i fshehur që tashmë po shkëlqen më shumë nga sa duhet.

Trajneri i tij, Ballardini, përpiqet që ta thotë nënzë: “Kemi gjetur një kampion. i shpejtë, i fortë dhe sidomos deçiziv e cinik. Kam frikë se do të bëhet një kampion… Por, me kaq dua ta mbyll”.

Ndërkohë, në Itali kanë nisur ta njohin. Do ta bëjnë dhe më shumë në vazhdim… Shënojeni këtë emër, edhe pse e keni pak të vështirë. Krysztof Piatek, pistoleta nga Polonia…

Related posts

“DRIDHET” INTERI/ Abramoviç zbarkon në Milano për Romelu Lukakun. Marota ka gati…

Delo.autor

ANALIZA/ Tri argumentet nga Champions League e këtij sezoni që çmontojnë “Super League”

Delo.autor

BARCELONA SHKËLQEN NË “CAMP NOU”/ “Katalanist” mahniten, Messi vendimtar

Delo.autor

Leave a Comment