Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI NË KRIZË TË THELLË/ Trajneri Gega: Gabuam në një moment jo të duhur, pasi…

Trajneri Skënder Gega mori përgjegjësitë e humbjes së Partizanit me Luftëtarin dhe, sipas tij, dy humbjet në Kupë dhe disfata e së shtunës kanë formuar njëfarë krize te “demat”. Në prononcimin që dha për mediat pas ndeshjes, Gega tregoi se çfarë nuk shkoi ndaj gjirokastritëve, ku çuditërisht gaboi reparti më solid, mbrojtja. Gega i quan dhurata golat që pësuan, pasi nuk ishin nën presion.

HUMBJA 1-3- “Gabuam në një moment jo të duhur, pasi mund të bënim një hap të madh drejt titullit duke ditur se rivali ynë, Kukësi, u mund nga Kastrioti. Gabuam ndaj një ekipi që kishte dëshirë për të fituar, por bëmë edhe dhurata nga mënyra sesi i pësuam golat, pasi nuk ishim nën presion, por mungesë vëmendje. Gabuan ndoshta ata lojtarë që deri më sot kanë qenë shembull dhe kanë bërë më të mirën”, tha Gega në fillim.

KRIZA- “Pikët janë ato që kanë qenë, por ne na interesonte që ta shfrytëzonim shansin që na u dha nga kundërshtari rival që u mund para nesh. Po të marrësh ndeshjet e Kupës dhe humbjen e fundit e formojnë një krizë. Ky është realiteti, pasi ndaj Luftëtarit ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, por gabuam në momentin që nuk duhej.

Përgjegjësia fillimisht bie tek unë që jam trajneri, pasi lojtarët kanë ditët e tyre ku ndoshta nuk funksionojnë. Është hera e parë që dal në një konferencë shtypi ku kemi marrë tre gola në një ndeshje. Gjëra që ndodhin në futboll, por do t’i shikojmë gjërat me detaje, në mënyrë që të ecim përpara”, vijoi më tej trajneri i të kuqve pas humbjes.

GABOI MBROJTJA- “Opinionet ndryshojnë çdo javë, por unë besoj se mbrojtja ka qenë pika më e fortë e Partizanit. Këtu fus katërshen e mbrojtjes dhe mënyrën sesi jemi mbrojtur. Sot gabuan ata që kanë qenë heronjtë tanë deri dje, nuk i vë me faj. Përgjegjësia është profesionale, por më vjen keq që u ndodhi atyre që kanë bërë sakrificat më të mëdha deri më sot”, shtoi më tej tekniku.

MUNGESAT- Pyetjes se mungesën e kujt ndien më shumë, trajneri i të kuqve iu përgjigj: “Edhe ata që u kthyen nuk ishin 100%, pasi kanë disa ditë që nuk kanë qenë me ekipin, por u munduam t’i shfrytëzojmë se ekipi është mësuar me atë format dhe mënyrë loje.

trajneri gega stafi

Për shembull, Bardhin e ndërrova shumë shpejt se nuk ka qenë asnjë ditë në stërvitje, por ishte i gatshëm për të luajtur dhe kontribuar për ekipin. Futëm në fushë gjithë arsenalin që kishim në stol, megjithatë nuk duhet hedhur faji tek ata. Thjesht ishte një ditë e keqe, ditë e vështirë për ne”.

SKËNDERBEU- “Sonte (e shtunë në darkë) nuk do të mendoj për Skënderbeun, por do të mundohem ta kaloj me mënyrën time. Me ekipin fola, do të mundohemi të ruajmë qetësinë dhe të marrim përgjegjësinë, por ata nuk ngarkohen sa unë”, përfundoi Gega pas humbjes 3-1.

Related posts

MILAN-JUVENTUS/ Pioli kërkon të thyejë mallkimin “Alegri”, ja statistikat interesante…

Delo.autor

REALIZOI GOL DHE ASIST/ Vedat Muriqi është njeriu i momentit tek skaudra e Fenerbahces (VIDEO)

Delo.autor

SHKËLQEJNË YJET KUQEZI/ Muçi-Çelhaga show në Poloni, buzëqesh Sylvinho

F.autor

Leave a Comment