Futboll Seria A Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Klubi italian ofron 70 milionë euro për talentin e Ligue 1…

Sezoni i Nicolas Pépé me fanellën e Lille nuk mund të kalonte pa u vënë re. Lojtari i datëlindjes 1995 ka shpërthyer me 18 gola dhe 11 asiste në Ligue 1, duke fituar interesimin e mjaft klubeve në merkato. Ekipet që kanë hedhur hapat më të rëndësishëm drejt tij, deri më tani, kanë qenë PSG dhe Bayern Munich. Emra prestigjiozë për të, edhe pse tashmë ka treguar të jetë vendimtar në nivele të larta.

Gjithsesi, siç raportohet nga “L’Equipe”, një klub italian është më pranë Pépé. Emri i ekipit ka mbetur i panjohur, por një ofertë prej 70 milionë euro ka mbërritur në tryezën e Lille. Kërkesa e klubit francez, i cili pa dyshim luan lart në këtë situatë, është 80 milionë euro. Megjithatë, 70 milionë është një ofertë e bujshme, sidomos kur vjen nga Italia.

Juventus? Milani? Inter? Roma? Napoli? Cilin emër të këtyre klubeve kryesore të Serie A mban pas propozimi për Nicolas Pépé? Momentalisht, kjo gjë nuk dihet, saktëson “L’Equipe”, por në ditët në vijim do të mësojmë më shumë për këtë.

Related posts

Messi: Kam luajtur me këtë lëndim për një kohë

Sadik.Autor

Plas në stërvitjen e Bayern-it, Levandowski dhe Hummels kapen me njeri-tjetrin

Q.Autor

RUSI 2018/ Mbyllet pjesa e parë, Uruguai udhëheq ndaj Arabisë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment