Futboll Premier League Sport

PAS 6 NDESHJEVE PA FITORE/ Të besuarit e Klopp mposhtin Chelsean dhe ngjitet në krye të Premier

Liverpool ka thyer mallkimin e gjashtë ndeshjeve pa fitore në Anfield ndaj Chelsea-t duke fituar 2-0.

Një fitore e madhe për The Reds që kanë kaluar Manchester City që gjithashtu fituan pasditen e së dielës 3-1 ndaj Crystal Palace.

Pas një pjese të parë pa shumë emocione ku Chelsea u mbrojt mirë, por nuk sulmoi thuajse fare, dy gola të rrufeshëm pas pushimit kanë vendosur ndeshjen.

I pari është shënuar nga Sadio Mane në minutën e 51’, ky ishte goli i 21-të i Mane në të gjithë kompeticionet për Liverpool, sezoni më i mirë në karrierën e tij.

Vetëm dy minuta më pas ishte Mohamed Salah që dyfishoi me një goditje fantastike nga distanca. Ky ishte goli i parë jashtë zone i egjiptianit që prej janarit të vitit 2018.

Me këtë triumf të madh, Liverpool ngjitet në vend të parë të renditjes së Premier League me dy pikë më tepër se Man City, që ka një ndeshje më pak.

Related posts

DERBI I SUPERKUPËS SË SPANJËS NIS ME POLEMIKA PËR GJYQTARIN/ Reali akuza Rohas për humbjen ndaj Atletikos

F.autor

KORONAVIRUSI/ Mbrojtësi i Ibizas krijon një respirator të veçantë

Delo.autor

“KËRCËNON” REAL MADRID NË CHAMPIONS/ Gasperini: Ai ka emrin e madh, ne kemi entuziasmin…

Delo.autor

Leave a Comment