Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT ME LASTRIOTIN/ Trajneri Gega: Jam i kënaqur me 1 pikë, ne kemi vetëm një…

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, foli pas barazimit në transfertë ndaj Kastriotit ku u shpreh:

Jeni i kënaqur me barazimin?

Po jam i kënaqur me 1 pikë. Fushë skandaloze, për sa i përket cilësisë. Njerëzit u sollën mirë nga të dy palët. E rëndësishme është që dolëm pa humbje.

Kjo ndeshje i pati gjithë elementët për të parë në tension. U ndëshkuam në pjesën e dytë me 10 veta. Do kemi mungesa e më të shumta ndeshjen tjetër. Jemi besimplotë që do shkojnë gjërat mirë.

A po ndihet ndopak atmosfera e titullit në klub?

Nuk kemi plan afatshkurtër dhe nuk mendojmë se kampionati ka mbaruar. Sot për sot kemi edhe 6 ndeshje. Duhet ti marrim ndeshjet seriozisht që të jemi shembull i mirë. Duhet të mendojmë për Laçin. Ka dashamirës që bëjnë festa përpara. Brenda vetes tonë të gjithë kemi ëndrrat tonë. Kur të vijë momenti do t’iu tregojmë ëndrrat.

Sa e vështirë ka qenë për të gjetur formacionin i cili mund të shprehet në nivelet që mendoni?

Fusha nuk të le të shprehesh. Kemi qenë në tension për gabimet tona, sepse fusha ndikon. Çdo njeri ka pozicionin e vetë. Jam i kënaqur me Atandën dhe super i kënaqur me Kalarin. I jap gjithë lëvdatat. Do mundohemi të gjejmë zgjidhjen më të mirë në ndeshjen ndaj Laçit.

A i keni bërë një nder sot Tiranës dhe Luftëtarit që i luftojnë për mbijetesë?

Donim ti jepnim asist vetes tonë. Doja 3 pikë. Ti shihnim gjërat më qetë. Nuk kemi punuar për njeri, për aq kohë sa jam unë këtu nuk do të ndodhë. Kështu funksionon. Ne kemi vetëm një qëllim, t’i mbarojmë ndeshjet me sukses. Kush përfiton nga fitoret tona, është gjë që nuk na takon ne. Rexhepit i tërhoqa vëmendjen që në pjesën e parë. Mos t’i kthehemi arbitrimit, kishte gjëra që linin për të dëshiruar. Edhe ata gabojnë. Kartonat ishin të panevojshëm. Ndoshta kartoni i dytë i verdhë mund të evitohej nga gjyqtari.

Related posts

Rami tregon të vërtetën: Kot thonë që luan Edinson Cavani

Isa.Autor

BARCELONA-REAL SOCIEDAD/ Ndizet sfida në “Camp Nou”, realizohen 2 gola në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

MOVIOLA/ I kuqi i Ronaldos, ja mendimi i specialistëve italianë, vendimi i arbitrit ishte i…

Isa.Autor

Leave a Comment