Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES ME SKËNDERBEUN/ Trajneri Starova: Triumfuam me vështirësi, vazhdojmë përpara për…

Trajneri i Laçit, Sulejman Starova, foli pas fitores me Skënderbeun, ku deklaroi:

Fitore që vlen ndaj një rivali direkt. Këtë skuadër doni?

Skuadra arriti të fitojë duke vuajtur. Kundërshtarin e kishim të fortë, edhe ata patën oshilacione. Na vuri në vështirësi. Sot, edhe portieri ynë ishte nga më të mirët. Vazhdojmë përpara për fitoren e ndeshjes së radhës.

E keni studiuar Skënderbeun që donit ta godisnit te topi i gjatë?

Ne provojmë disa variante, dhe kur realizohen këto idetë tona, të jep edhe një kënaqësi të veçantë.

Shtubina dhe Xhixha e kishin marrë udhëzimet tuaja që të ishin diga e parë për sulmuesit e Skënderbeut…

Jo vetëm kaq, por edhe për daljet e Vangjelit nga krahu, u ndëshkuam edhe te penalltia aty. Ata dolën me 4 sulmues më pas, dhe kur ne nuk i kapim dot në kundërsulm, do vuajmë. Ishte e luftuar ndeshja, dhe është mirë kur fitojmë duke vuajtur.

Thatë “kemi qimen e derrit” kur Tirana ju eliminoi në kupë. A ishit sot me fat kur Selmani priti penalltinë?

Jemi pa fat me Kukësin, jo me Tiranën. Me Tiranën ishte një përmbysje e madhe, dhe ishim afër kualifikimit. Iu referova dy penalltive të padhëna të arbitrit, jo qimes sime të derrit. Ndërsa sot, nuk vodhëm gjë, edhe pse Skënderbeu meritonte më shumë.

Ndaj Partizanit…

Do kërkojmë të respektojmë duke luajtur mirë, të respektojmë skuadrën që po del kampion me një lojë të mirë. Kur them të respektoj kundërshtarin, është respekti në radhë të parë. Ne objektivat i kemi çdo ndeshje.

A pret që “Partizani juaj”, meqë e ka titullin në xhep, të jetë dashamirës në ndeshjen e radhës?

Absolutisht jo. Partizani dhe tifozët presin të festojnë. U bënë vite që kanë qenë afër për të realizuar këtë ëndërr. Kanë dëshirë dhe motiv për të fituar çdo ndeshje. Është kënaqësi edhe për lojtarët e mi të luajnë me skuadër që po del kampion.

Related posts

Gafa e D’Amico-s, ngatërron Sarri-n me tifozin e vdekur

Sadik.Autor

Mourinho, “i fiksuar” pas mbrojtësit te Juves, Alex Sandro

Sadik.Autor

PO KALON NJË FORMË TË SHKËLQYER TEK BAYERN/ Lewandowski ëndërron të luajë tek gjigandët spanjoll…

Delo.autor

Leave a Comment